Salcë Djathi me Erëza – Shija e Mrekullueshme që Shoqëron Çdo Gatim

1.8k 0

Preferencat për djathin mund të jenë të shumta, por djathi i bardhë pa dyshim që mban vendin e parë.

I pranishëm në çdo vakt dhe në çdo tryezë ky specialitet mesdhetar ka një shije të veçantë dhe të mrekullueshme.

Përveç shijes së mirë djathi i bardhë deleje, dhije apo lope ka edhe shumë vlera ushqyese që i dhuron trupit.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju shpjegon mënyrën perfekte si ta përgatisni këtë djath në një salcë të mrekullueshme me erëza.

Përbërësit

170 gr djath i bardhë

50 gr krem djathi (mascaropone)

1 thelpi hudhër

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle borzilok i freskët

2 lugë gjelle majdanoz i freskët

1 lugë gjelle kopër e freskët

kripë

piper i zi

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj salce AgroWeb.org ju këshillon të filloni me prerjen në fije të holla të të gjthë erëzave të freskëta.

Më pas në një mikser hidhni copat e djathit të bardhë, kremin e djathit mund të zgjidhni djathin mascarpone, hudhrën, vajin e ullirit.

Në fund shtoni sipas dëshirës edhe kripën dhe piperin për më shumë shije.

Miksojini të gjithë përbërësit së bashku për 3-5 minuta derisa derisa të formohet një masë kremoze.

Nëse e dëshironi salcën tuaj shumë kremoze mund të shtoni edhe 2-3 lugë vaj ulliri tek mikseri.

Pasi t’a keni bërë këtë shtoni erëzat të cilat duhet t’i keni grirë paraprakisht dhe përziejini mirë me dorë.

Vendoseni në një tas me kapak dhe lëreni të pushojë për gjatë gjithë natës në një ambient të freskët.

Të nesërmen mund t’a shërbeni sipas dëshirës si salcë për të lyer buken apo shoqëruese e pjatave të perimeve dhe mishit./AgroWeb.org