Sallatë e Ftohtë me Qiqra dhe Perime të Freskëta

5.2k 0

Kjo sallatë mund të shërbejë si një vakt i vetëm por edhe për të shoqëruar pjatat tuaja të preferuara.

E pasur me fibër, vitamin dhe proteina, ajo i jep organzimit tuaj gjithçka që i duhet për të patur energji gjatë ditës.

Me mënyrën që ju tregon AgroWeb.org do të shmangni edhe fryrjen e stomakut nga qiqrat.

Përbërësit

1 gotë uji me qiqra

1 kastravec

1 qepë e kuqe

200g djathë i bardhë

1 tufë majdanoz

200g domate të vogla

Kripë

Vaj ulliri

Limon

Përgatitija

Për të përgatitur qiqrat AgroWeb.org ju këshillon që t’i linin ë ujë përgjatë natës në mënyrë që zierja e tyre të jetë edhe më e shpejtë.

Ditën tjetër ndryshojini ujin dhe vendosini në një tenxhere për të zierë.

Do të shihni që qiqrat do të formojnë një shkumë në sipërfaqen e tenxheres, të cilën mund ta largoni me një lugë.

Ndërkohë që qiqrat ziejnë mund të vazhdoni me përgatitjen e perfimeve të tjera.

Grini qepën në kubikë të vegjël dhe kalojeni me pak kripë duke e shtypur me dorë në mënyrë që t’i largoni pak djegësinë.

Kalojeni qepën në një tas të madh dhe prisni në kubik kastravecin të cilin mund ta lini edhe me lëkurë nëse dëshironi.

Domatet e vogla ndajini thjesht në dy pjesë dhe bashkojini me perimet e tjera tek tasi.

Grini edhe majdanozin e freskët dhe lëreni në një pjatë pasi duhet t ashtoni të fundit.

Qiqrat ndërkohë do të jenë gati dhe mjafton që t’i kulloni dhe t’i shpëlani m epak ujë të ftohtë.

Hidhini edhe qiqrat tek tasi me perime dhe marinojini me kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Përziejini me një lugë në mënyrë që gjithçka të marrë shijen e duhur.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni majdanozin dhe përsëri ta përzieni.

Lëreni sallatën për disa minuta dhe më pas mund ta shërbeni./AgroWeb.org