Sallatë Me Panxhar Dhe Kopër

1.2k 0

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.

Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut.

Kjo perime fantastike falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Ndaj edhe AgroWeb.org ju sugjeron të mos e ndani nga regjimi juja ushqimor.

Mënyrat e gatimit dhe përfshirjes së panxharit në receta janë tepër të larmishme.

Në recetën e rekomanduar më poshtë nga AgroWeb.org do të mësoni se si të shijoni panxharin duke e kombinuar me kopër i cili do të shtojë edhe më tepër antioksidantë.

Përbërësit

 8 panxharë të plotë turshi

 1 filxhan kopër

 1/2 lugë gjelle Mustardë e verdhë

 1/4 filxhan vaj ulliri

 1/4 lugë gjelle salcë soje

 1 lugë gjelle uthull molle

 1/2 filxhan ujë

Përgatitja

Për të përgatitur recetën filloni duke prerë në katërsh panxharët.

Më pas kalojini në një tenxhere me ujë dhe lërini në zjarr mesatar derisa të marrin valë.

Pasi të marrin valë ulni zjarrin dhe lërini të ziejnë edhe për 10min.

Kulloni ujin dhe copat e panxharit hidhini në një tas së bashku me Koprën.

Në një enë të përshtatshme bashkoni dhe rrihni mirë mustardën, vajin, uthullën dhe salcën e sojës.

Këtë masë shtojeni tek panxhari dhe përfundojeni sallatën duke e përzier mirë./AgroWeb.org