Sanduiç me Djathë të Butë, Domate dhe Borzilok

840 0

Domatet janë ndër miket më të mira të shëndetit.

Ato i ofrojnë organizmit shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të fuqishëm siç është likopeni.

Ky i fundit e mbron zemrën nga sëmundjet dhe organizmin nga kanceri.

Domatet janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, kalium, folat dhe vitaminë K.

Ato janë pjesë e pandashme e një regjimi ushqimor Mesdhetar që njihet për efikasitetin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Ushqime të tilla si domatja, borziloku, vaji ekstra i virgjër i ullirit janë idealë në parandalimin e rrezikut të atakut në zemër, ishemisë apo problemeve të tjera kardiovaskulare.

Domatja kombinohet shumë mirë me borzilokun duke ofruar një larmi përfitimesh.

Kjo barishte është e  pasur me antioksidantë dhe si rrjedhojë është e dobishme kundër inflamacionit.

Borzikolu është efikas në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene, por edhe viruseve, infeksioneve dhe baktereve si dhe kundër stresit dhe depresionit.

Borziloku është i pasur me vitaminat K dhe C por edhe hekur, kalçium, mangan, magnez dhe kalium.

Gjethet e freskëta të borzilokut përdoren kundër broshitit, malarjes, të vjellave, ekzemës, ulçerës në stomak e të tjera.

Një nga kombinimet më ideale të domates dhe borzilokut është sallata kapreze, që në përbërjen e saj ka edhe djathin mocarela.

Këtë sallatë të shijshme mund ta merrni me vete në punë si një panine që do ju kënaqë shpirtin.

Përbërësit:

1 panine të prerë për së gjati

1 thelb hudhër të qëruar dhe të prerë

2 domate të prera në feta

100 gramë mocarelë të freskët të prerë në feta

15-20 gjethe borziloku të freskëta

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull balsamike

Kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Futeni paninen në thekëse për 2 minuta deri sa të piqet lehtë.

Në secilën gjysmë fërkoni hudhrën e cila do ta bëjë paninen të ketë shijen e hudhrës.

Në gjysmën e poshtme të panines së gjatë shtroni një pas një fetat e domates, mocarelës dhe borzilokut, duke i spërkatur me kripë, piper, uthull balsamike e vaj ulliri./AgroWeb.org