Shije e Përkryer – Si të Përgatisësh Ullinj në Shtëpi

5.9k 0

Shqipëria është e bekuar me ullishta të panumërta që prej shekujsh kanë veshur sipërfaqe të tëra kodrinash e toke.

Të shijshëm në sallata të ndryshme, fantastik në vajin e artë që nxjerrin e shumë e të paqtë në simbolin e tyre metaforik, ullinjtë janë pa dyshim një nga dhuratat më të çmuara që natyra i ka bërë njeriut.

Një filxhan me ullinj plotëson 17% të nevojës ditore për fibër, e nevojshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës.

Gjithashtu, një filxhan me ullinj plotëson 10 përqind të nevojës ditore për vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e syve.

Vitamina A ndihmon që sytë të bëjnë më mirë dallimin mes ditës dhe natës, rrjedhimisht duke përmirësuar shikimin në errësirë.

Ullinjtë vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra. Por vlerat e tyre të shkëlqyera janë të padiskutueshme tek çdo varietet.

Por të përgatitur vet në shtëpi shija e tyre është tërësisht perfekte ashtu si edhe shoqërimi që i bëjnë çdo gatimi të shërbyer në tryezë. AgroWeb.org u sugjeron një metodë krejt të lehtë të përgatitjes së ullinjve në shtëpi.

Përgatitja e Ullinjve në Shtëpi

Zgjidhen ullinj të papjekur mirë (gjysmë të pjekur dhe të pjekur) dhe u hidhet kripë.

Kur ullinjtë janë të vegjël ose mesatarë, shtypen, kur janë të mëdhenj, priten në tre katër vende.

Ndërsa, kur janë të pjekur shumë, shpohen me pirun.

Përgatitja e Ullinjve

Lihen 24 orë t ëhapur në një shtresë të hollë që t’u mpikset lëngu dhe t’u dalë shpejt hidhësia.

Më pas hidhen në ujë të ftohtë (i cili ndërrrohet disa herë), derisa t’u dalë hidhësia.

Përgatitja e Shëllirës

Për një kilogramë ullinj duhen 3-4 gota ujë dhe 3 lugë gjelle me kripë.

Kur ftohet, shëllira hidhet tek ullinjtë.

Sipas dëshirës, mund të shtohen për aromë, lëkura limoni apo portokalli, presh të grirë në copa.

Në disa krahina u hedhin edhe rigon.

Ullinjtë para se t’u hidhet shëllira mund të përzihen me pak kripë dhe të cilën 3-4 orë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.