Si të Gatuani Kungujt e Njomë në Mënyrë Perfekte

1.6k 0

Të skuqur, të zier, në byrek, në tava apo gjellë duket se kungujt gjejnë vend kudo në kuzhinë.

E jo vetëm si një përbërës i shtuar, por si një delikatesë plot shije i recetave.

Megjithatë mënyra më e preferuar e gatimit është ajo që ju kushton më pak kohë dhe ju dhuron shije e shëndet.

Një të tillë do t’ju sugjerojmë në recetën e sotme nga AgroWeb.

Ndiqni mënyrën e plotë të përgatitjes më poashtë dhe vazhdojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 3 kunguj jeshilë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper i zi & i kuq
  • Rigon
  • 60 gr djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të lani mirë kungujt me ujë të rrjedhshëm.

Thajini me letër kuzhine dhe pritini në feta sa më të holla duke ruajtur edhe lëkurën e tyre.

Më pas vendosni një tigan në zjarr mesatar dhe ngrohni vajin.

Shtoni hudhrat e grira dhe lërini të skuqen për 30 sekonda derisa të lëshojë aromë.

Po aty shtoni edhe kungujt e njomë që përgatitët më parë dhe pak rigon.

Lërini ata të skuqen derisa të jenë zbutur, përreth 20 minuta.

Shtoni kripë, piper të zi dhe pak piper të kuq për më shumë shije e në fund djathë kaçkaall të grirë.

Shërbejini në pjata dhe shijojini të ngrohta./AgroWeb.org