Nëse kjo është hera e parë që e dëgjoni, ju themi se peshku i thatë është një traditë shekullore e vendeve bregdetare.

Kjo lloj përgatitje e peshkut, ka më shumë se 500 vite që shoqëron gatimet e shumë kulturave Evropiane dhe më gjerë.

Në fakt njihet si një nga mënyrat më të vjetra të ruajtjes së ushqimeve për konsum në një kohë të gjatë.

Është përdorur masivisht në zonat bregdetare dhe të ftohta, si një nga alternativat më të sigurta të ushqimit për shkak të përgatitjes së veçantë që ka.

Sot kjo pjatë e rrallë që ka si përbërës kryesor kripën dhe tharjen në diell, gjen ende vend në kuzhinë, pavarsisht se gatimi i peshkut ka me mijëra mënyra të reja plot e shije.

Pshkun e thatë mund ta ruani për muaj të tërë, njejtë siç bëhet me mishin e thatë që është dhe më i famshëm në vendin tonë.

Në recetën e sotëm do t’ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë si ta përgatisni peshkun e thatë.

Si ta përgatisni në shtëpi

Së pari duhet të zgjidhni llojin e duhur të peshkut.
Rekomandohet merluci, sardelet apo peshku ton duke qenë se nuk kanë shumë yndyrë.

Sa më pak yndyrë të këtë peshku aq më shumë zgjat fermentimi i tij në kripë.

Gjithnjë kini parasysh se sa më i freskët të jetë peshku aq më i mirë është rezultati.

Pasi të keni zgjedhur peshkun tuaj pastrojeni atë mirë nga pjesa e brendëshme dhe luspat si zakonisht.
Nëse peshku është i madh ndajeni në gjysmë.
Më pas duhet ta marinoni për disa orë.

Do t’ju duhet shumë kripë, rreth 1/4 e peshës së peshkut dhe 50 ml ujë.

Masat varen edhe nga sasia e peshkut që do të përgatisni.

Vazhdoni të hidhni kripë derisa të formohet një masë e trrashë kripe si shëllira, në mënyrë që peshku të pastrohet plotësisht edhe nga brenda.

Kripa do të vrasë mikrobet e peshkut dhe është e domosdoshme, por ju mund të shtoni edhe erëza të tjera.

Futeni në frigorifer të marinohet për 10-12 orë.

Kini parasysh se marinimi është një nga proçedurat më të rëndësishme të kësaj recete.

Tharja në furrë

Më pas merreni peshkun tuaj dhe vendoseni në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Futeni në furrë dhe lëreni të piqet në temperaturë të ulët 50-60 gradë për 2-3 orë rradhazi.
Pas kësaj kohe lëreni derën e furrës së ndezur pak hapur dhe vazhdoni me tharjen e peshkut edhe për 1 orë ose derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë kafe të lehtë dhe është pjekur.


Më pas mund ta shijoni sipas dëshirës dhe ta ruani tl mbyllur në një ambient të thatë e të errët./AgroWeb.org