Supë Kremoze me Finok dhe Patate – Perfekte për Dimrin

3.8k 0

Në dimër gjithçka që ju duhet është një pjatë e ngrohtë supe në mënyrë që të ngrohni të gjithë organizmin.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon një mënyrë të re përgatitje, atë të supës me finok.

Kjo recetë është e freskët nga shija e finokut dhe kremoze nga patatet.

Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes.

Përbërësit

500 gr finok

400 gr patate

80 gr qepë

1 l lëng perimesh

30 ml vaj ulliri

30 gr djathë i grirë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org si fillim pastroni finokun siç bëni zakonisht.

Priteni më pas në kubikë të mëdhenj dhe vazhdoni të prisni në kubikë edhe patatet e qepët.

Në një tenxhere shtoni 10 ml vaj ulliri, shtoni qepët dhe skuqini për 10 minuta deirsa të marrin ngjyrë të artë.

Po aty shtoni patatet e finokun duke i lënë për 3 minuta në zjarr.

Përziejini shpesh dhe shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë për 25-30 minuta në zjarr të ulët.

Kur të gjithë përbërësit të jenë zbutur tërësisht, kalojini në mikser dhe formoni purenë kremoze të supës.

Teksa miksoni, shtoni 20 ml vaj ulliri dhe djathin e grirë kaçkavall dhe pak piper të zi ose trumzë.

Përzieni mirë dhe do të formohet supa kremoze, ndërkohë thekni pak bukë dhe priteni në kubikë të vegjël.

Ndajeni supën në pjata të thella, shtoni disa kubikë buke tek supa dhe pak piper të zi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.