Thjerrëza Të Ziera Porsi Në Avull – Të Lehta e Plot Vlera

764 0

Sot AgroWeb.org ju njeh me një recetë vërtet të thjeshtë, që përgatitet në mënyrë klasike, me perime të grira dhe salcë domatesh.

Ju mund t’i shërbeni thjerrëzat e ziera si pjatë kryesore, ose t’i përdorni për të shoqëruar makaronat.

Kjo është një pjatë që nuk duhet humbur dhe mund të përgatitet për çdo rast.

Ndiqni hap pas hapi recetën dhe provoni ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit

500 g thjerrëza

1 l salcë domatesh

Vaj ulliri ekstra i virgjër për shije

1 karrotë

1 kërcell selionje

½ qepë e artë

1 thelpi hudhër

3 gjethe dafine

Rozmarinë për shije

Sherebelë për shije

Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Për të përgatitur thjerrëzat, filloni me zierjen e tyre.

Më pas qëroni karotat dhe i prisni në kubikë rreth 4 mm.

Të njëjtën gjë bëni edhe për selinon 2 dhe qepën por qëpën kujdesuni që ta grini sa më imët të mundeni.

Lidhni së bashku bimët aromatike duke krijuar një tufë.

Hidhni pak vaj në tenxhere, shtoni perimet e grira dhe një thelpi hudhër të paqëruar.

Lërini të skuqen lehtë për 5-7 minuta, derisa përbërësit të zbuten.

Thjerrëzat i lani mirë nën ujë të rrjedhshëm, e më pas i hidhni në tenxhere, shtoni në fund edhe tufën me bimët aromatike dhe purenë e domateve.

Më pas mbushni enën me ujë derisa të thjerrëzat të mbulohen, do t’ju duhet rreth 300 ml ujë.

Trazojini dhe gatuajini për 45-60 min në zjarr të ulët.

Gjatë kësaj kohe përziejini herë pas here dhe shtoni nga pak ujë nëse ai shteron.

Pas 45 minutash, provoni thjerrëzat për të vlerësuar nëse duhet të vazhdoni me gatimin.

Në fund të gatimit, shtoni ujë sipas nevojës dhe gjithashtu kripë dhe piper sipas shijes.

Hiqni tufën aromatike dhe thelpin e hudhrës dhe shërbejini thjerrëzat e ngrohta ose të vakëta, duke shtuar sipas shijes pak vaj, rozmarinë dhe piper të grirë./AgroWeb.org