5 Mënyrat Më Të Mira Për Të Qëndruar Të Hidratuar

212 0

Të qëndrosh i hidratuar është çelësi për shëndetin dhe mirëqënien tuaj.

Uji jo vetëm që ju hidraton më së miri por ka edhe një sërë funksionesh në trupin tuaj, ato kryesoret janë: rregullon temperaturën, ndihmon në procesin e tretjes, mban lëkurën elastike dhe mbështet e funksionin njohës dhe atë kardiak.

Edhe pse uji mund të mos jetë shumë i shijshëm, konsumimi i pijeve alternative mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, pasi ato përmbajnë sasi të larta të sheqerit të përpunuar.

AgroWeb.org liston më poshtë disa sugjerime që do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar.

Ujë i Gazuar Me Shije

Uji me gaz, ndryshe nga ai i zakonshmi, ka një shije të veçantë dhe mund të jetë një opsion mjaft i mirë.

Ka shumë varietete të uji të gazuar me shije të ndryshme, por sigurohuni që të ato të mos kenë sheqerna të shtuara.

Gjithashtu ju mund të improvizoni edhe vetë duke i shtuar atij pak limon ose agrume të tjera.

Çaji i Ftohtë

Çaji jo vetëm që ju ndihmon të qëndroni të hidratuar, por është gjithashtu i mbushur me antioksidantë.

Ju mund të konsumoni çaj të nxehtë, por është më e lehtë të konsumosh sasi të mëdha të çajit të ftohtë sesa atij të nxehtë.

Shmangni ëmbëlsuesit dhe nëse mundeni edhe konsumin e çajrave të ftohtë të cilët janë të gatshëm, pasi ato përmbajnë sasi të larta sheqeri.

Kafeja

Edhe pse për të qëndruar i hidratuar preferohet konsumi i ujit, ju mund të hidratoheni duke konsumuar çajra, lëngje por edhe kafe.

Që kafeina të ketë një efekt diuretik, studimet tregojnë se duhet të konsumoni mbi pesë filxhanë kafeje.

Lëngu i Perimeve

Lëngjet e perimeve (pa sheqerna të shtuara) janë një zgjedhje e shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për t’u hidratuar.

Ato mund të një zgjedhje më e shëndetshme sesa lëngjet e frutave, të cilat përmbajnë sheqerna natyrale.

Gjithashtu konsumi i perimeve të dendura në ujë, si trangujt, specat, marulet dhe selinoja mund t’ju mbajnë të hidratuar./AgroWeb.org