Pandemia e COVID Vetmoi të Rinjtë – Pasojat Tek Shëndeti Mendor

238 0

Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar me 1000 të rinj nën moshën 30 vjeçare, mbi të cilin raportuan mediat gjermane në fundjavë. Në një pyetësor të Sigurimit Shëndetësor Profesional, Pronova, 56% e të anketuarve nga mosha 16-29 vjeç janë shprehur, se që nga fillimi i pandemisë janë ndjerë “shpesh të vetmuar”.

Po kaq vetë janë të shqetësuar, se po humbasin kontaktin me miqtë për shkak të kufizimeve në kohën e pandemisë. Sidomos vajzat dhe gratë e reja i kanë reduktuar kontaktet shoqërore. 63% e sheh më pak rrethin e miqve, kurse më shumë se gjysma e takohen më rrallë me shoqen më të ngushtë. Tek djemtë e rinj kjo shifër është më e ulët.

Si element pozitiv nga pandemia, 55% të anketuarve si nxënës, studentë apo të punësuar të rinj vlerësojnë se kishin mësuar diçka të re në drejtim të digjitalizimit, që nga puna me kompjuterin deri tek softuare të rinj. Kurse 45% e të rinjve pranuan, se tani takohen më shumë në formë digjitale me miqtë edhe për të luajtur online./DW