A Duhet ta Përdorni Dezinfektuesin Gjatë Gjithë Kohës?

244 0

Që pas shpalljes së pandemisë së COVID-19 një vit më parë, psesë e pandarë e përditshmërisë u bë dezinfektuesi

Sa më i lartë niveli i alkoolit në të aq më e madh edhe efekti kundër virusit.

Kështu prej kësaj kohe nisi një kulturë e vërtetë e përhapjes së këtij produkti në çdo shtëpi dhe tek kushdo.

E përtej efekteve pozitive në mbajtjen tuaj, dezinfektantët e fortë me bazë alkoolin kanë dhe anët e tyr enegative të cilat dhe ju mund t’i keni vënë rë.

Së pari mund t’ju krijojnë probleme me lëkurën, mund të dobësojnë sistemin imunitar, krijon probleme me frymëmarrjen sidomos nëse vuani nga sëmundje të këtij lloji.

Pra, çfarë sugjerojnë ekspertët a duhet përdorur më po aq shpesh dezinfektanti?

Të dezinfektoni apo jo?

Edhe sipas të dhënave të mjekëve, virusi ka ndryshuar formë përgjatë këtij viti, po ashtu edhe mënyra e infektimit të njërëzve me të.

Nëse kujtoni këshillat e fillimit nga ekspertët të gjitha fokusoheshin tek jetgjatësia e virusit në sipërfaqe dhe pastrami i çdo gjëje me të cilën kishit kontakt.

Kjo qasje tanimë ka ndryshuar disi, sipas Joseph Allen, drejtot i Programit për Shëndetësinë në Universitetin e Harvardit transmetimet më të shumta nuk vijnë nga kontakti me sipërfaqe të kontaminuara me virus, por nga ajri.

Kujdesi duhet të jetë i lartë në të dyja rastet, por duhet pasur parasysh se frekuenca më e madhe është kur gjendeni në ambiente të mbyllura të populluara me njerëz.

Me njohjen gjithnjë e më shumë të kqtij virusi, ekspertët tregojnë se një sipërfaqe me virus mund të mos infektojë asnjë person, ndërsa një ajri i kontaminuar nga një person mund të infektojë rreth 90% të personave të tjerë që bien në kontakt me të.

Mundësia e infektimit është shumë më e madhe nëse jeni pa maskë dhe dikush kollitet apo teshtin pranë jush se sapo të prekni një sipërfaqen ku dikush ka kollitur më parë dhe ju keni pasur kontakt.

Në këtë spektër gjetjesh, ekspertët nuk e shofim më dezifektimin si masën kryesore parandaluese ndaj COVID-19.

Kjo vlen edhe për duart të cilat janë transmetuese me të pakta të virusit se sa komunikimi direkt me dike pa përdorur maskën.

Kështu që nëse prekni një sipërfaqe të kontaminuar, mjafton larja e duarve për të larguar virusin.

Kështu mund ta zvogëloni disi përdorimin e dezinfektuesve kur nuk është e nevojshme apo kur keni mundesi të lani duart.

Përse është më mirë të lani duart

Dezinfektuesit janë padyshim zgjidhja më e shpejtë e më e mirë kur nuk keni një burim uji dhe sapuni afër.

Por mbani në mengje që përdorimi i tepërt i tyre është i dëmshëm për shëndetin pasi lëshojnë gazra të cilët lëshohen në ajër dhe dëmtojnë organizmin tuaj.

Ekspozimi i tepërt ndaj këtyre gazrave mund të shkaktojë të përziera, dëmtim të mëlçisë, veshkave dhe sistemit nervor qëndror.

Kështu sa herë që përdorni një dezinfektant apo lani shtëpinë më alkool sigurohuni të hapni dyert dhe dritaret në mënyrë që toksinat të largohen./AgroWeb.org