A Ndihmon Vërtet Gjumi Në Zgjidhjen E Problemeve Tuaja?

381 0

Kjo këshillë që shpesh prindërit na jepnin kur ishim të vegjël, thuhej me dashuri por edhe për qëllime të mira.

Edhe pse thjesht duam të flemë e të mos mendojmë për problemet tona, ne të gjithë e bëjmë atë gjë ndërsa flemë.

“Ne i zgjidhim problemet ndërsa jemi në gjumë.” thotë Dr. Robert Stickgold, profesor i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Truri gjatë natës bën punën e tij për të gjetur zgjidhje, kështu që kur zgjohemi, ne kemi një pikëpamje të re.

Megjithatë hapi i parë është të kuptoni procesin se si truri funksionon për të zgjidhur problemet gjatë gjumit.

Si i punon truri gjatë natës për të gjetur zgjidhje?

Kur je zgjuar dhe përpiqesh të zgjidhësh një problem, qasja kryesore është të marrësh një copë letër dhe të rendisësh pluset dhe minuset.

Por kur futesh në shtrat, truri fllon të shqyrtojë ngjarjet e ditës dhe sheh atë që ka mbetur pa zgjidhur.

Në thelb, truri po përpiqet t’ju thotë: “Unë mendoj se mund t’ju ndihmoj”.

Dy elementë e bëjnë këtë gjë të ndodhë. I pari është korteksi paraballor, pjesë e trurit që merret me vendimmarrjen ekzekutive (që përfshin të menduarit racional dhe kontrollin e impulseve). 

Kur flini kjo zonë ndalon së punuari dhe truri gjatë kësaj kohe mund të riprodhojë lirisht çdo gjë që ka ndodhur gjatë ditës.

Ndërsa kur futeni në fazën REM të gjumit (gjumi i thellë), neuromoduluesit norepinefrinë dhe serotonin çaktivizohen.

Norepinefrina rrit fokusin në qasjen e problemeve konkrete, ndërsa për sterotoninën ende dihet pak.

Me këto neuromodulues që janë në “pushim”, fragmente të reja idesh mund të bashkohen lehtësisht.

Rezultati është që kur të zgjoheni të nesërmen, papritmas mund të jeni duke menduar për një zgjidhje rreth problemit tuaj.

Mund të duket si një vendim që nuk mund ta shpjegoni domosdoshmërisht nga se buroi ose mund të mos jetë ai që ju nevojitet në të vërtetë, por diçka është e sigurt, diçka ka ndryshuar gjatë kohës që ishit në gjumë.

Stickgold shton se ky është një proces jo racional dhe se shkenca nuk mund ta shpjegojë ende.

A ndihmon qëndrimi zgjuar për të gjetur zgjidhjen e problemit që mund të keni?

Ajo që truri dëshiron të bëjë para se të bini në gjumë është të shohë një mendim dhe të kalojë te tjetri.

Por ju mund të përfundoni duke u kapur vetëm pas një mendimi dhe qëndrimi zgjuar apo zgjimi në mes të natës për të punuar, është një problem.

Ju thjesht do të përfundoni duke u ndjerë të rraskapitur mëngjesin tjetër dhe nuk do të jeni më afër një vendimi apo zgjidhjeje./AgroWeb.org