Adenoviruset Shkaktarë të Hepatiti Akut Që Infekton Fëmijët? Çfarë janë Ato

382 0

Prej thuajse një jave agjencistë e kujdesit për shëndetin në të gjithë botën kanë ngritur alarmin mbi rrezikun e përhapjes së hepatitit akut që prek fëmijët.

OBSH ka konfirmuar fëmijë të infektuar në 10 vende Evropiane dhe një të vdekur ditën e djeshme.

Origjina e shpërthimit të këtij hepatiti që konsiderohet i rrezikshëm mbetet ende e panjohur sipas ekspertëve të OBSH.

“Rastet janë të moshës 1 muajsh deri në 16 vjeç. 17 fëmijë (afërsisht 10 për qind) kanë kërkuar transplantim të mëlçisë; të paktën një vdekje është raportuar,” tha OBSH ditën e shtunë.

Ndërsa OBSH po heton për origjinen e këtij hepatiti, OKB tha se një adenovirus mund të jetë shkaktari i mundshëm.

Çfarë janë adenoviruset?

Adenovirusiet janë një inflamacion i mëlçisë, i cili është një organ jetik për përpunimin e lëndëve ushqyese, filtrimin e gjakut dhe luftimin e infeksioneve.

“Viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral (viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E) nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste,” tha OBSH në një deklaratë të këtyre ditëve ndërsa 74 raste i përkasin adenoviruseve.

I cili mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme duke filluar nga ato më të lehtat deri tek më të rëndat.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të infektuarit me një adenovirus mund të shfaqin simptoma të ftohjes ose gripit, ethe ose dhimbje të fytit, si dhe sëmundje më të rënda si infeksionet akute të frymëmarrjes si bronkiti ose pneumoni.

Ky adenovirus mund të shkaktojnë gastroenterit, një inflamacion të stomakut ose zorrëve që mund të shkaktojë diarre, të vjella, të përziera dhe dhimbje stomaku.

Adenovirusi i tipit 41, lloji i veçantë i identifikuar se ka një lidhje të mundshme me rastet e hepatitit, zakonisht shkakton simptoma të diarresë, të vjellave dhe etheve, si dhe simptoma të frymëmarrjes, tha CDC.

Mëgjithëse po punohet për të dhëna të tjera ekspertët e OBSH shprehen se adenovirusët si shkaktarë të këtij hepatitis janë ende vetëm një teori./AgroWeb.org