Aktiviteti Fizik – Sa Minuta Këshillojnë Ekspertët e OBSH?

453 0

Një studim i bërë nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit tregon se si një jetë sedentare mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve, sipas faqes mjekësore “TantaSalute”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në katër të rritur dhe katër në pesë adoleshentë bëjnë një jetë shumë sedentare.

Këto statistika globale përkthehen në një kosto për kujdesin shëndetësor prej afro 54 miliardë dollarësh.

Në përpjekje për t’iu kundërvënë kësaj çështje, enti sapo ka publikuar në “British Journal of Sports Medicine” udhëzime të reja mbi lëvizjen, të shkruara nga mbi 40 shkencëtarë nga e gjithë bota, në lidhje me sa aktivitet duhet bërë për të kundërshtuar efektet negative të orëve ulur.

Për këtë arsye, studimi analizoi të dhënat mbi 44 370 vullnetarëve nga katër vende të ndryshme të botës.

Gjurmuesi i fitnesit me të cilin ishin të pajisur vullnetarët tregoi se sa më shumë subjekti kishte një jetë sedentare, aq më shumë rriteshin rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes.

Rekomandimet e OBSH-së dhe ato të studimit janë të njëjta: 40 minuta në ditë ose midis 150 dhe 300 minuta aktivitet fizik i moderuar, ose 75-150 minuta aktivitet intensiv, mund të çojnë në pesë milionë vdekje më pak në vit.

Kjo vlen për të gjithë të rriturit, madje edhe për personat me aftësi të kufizuara ose ato që vuajnë nga një sëmundje kronike, ose për gratë që janë shtatzënë, ose që sapo kanë lindur.

Në fakt përfitimet janë të shumta dhe të thella për të gjithë.

Pas moshës 65 vjeç, rekomandohen gjithashtu ushtrime për ekuilibër.

Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve, arrihet madje edhe në një mesatare të rekomanduar prej 60 minutash, duke marrë parasysh nevojën e madhe për lëvizje te më të vegjlit./Burimi:ATA