Këshillat Bazë Të Dietës Mesdhetare Që Janë Të Lehta Për Tu Ndjekur

495 0

Që prej vitit 2010, dieta Mesdhetare mbrohet edhe nga UNESCO, si pasuri me vlera të jashtëzakonshme e të veçanta.

Kjo dietë është një ndër trashigimitë dhe pasuritë më të vlefshme të kulinarisë botërore.

Ndër vlerat më të mira që dhuron ky regjim ushqimor mund të rendisim vitaminat, yndyrnat e mira apo mineralet që përmban.

Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale.

Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri.

Ky regjim ushqimor konsiderohet si më i miri për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Këshillat Bazë Të Dietës Mesdhetare Që Janë Të Lehta Për Tu Ndjekur

Përdor gjithmonë vaj ulliri. Nëse deri më tani keni përdorur yndyrna standarde, zëvendsësojini me vajin e ullirit. Atë mund ta përdorni edhe si zëvendësues të gjalpit.

Hani sallatë çdo ditë. Zgjidhni barishtet dhe perimet më të mira të stinës dhe konsumojini çdo ditë

Mos harroni arrorët. Në vend të patatinave apo biskotave, hani një grusht me arra ose arrorët tuaj të preferuar si një alternativë shumë e shëndetshme.

Më shumë drithëra gjatë vakteve. Eksperimentoni me drithëra si bulguri, elbi, orizi kaf apo makaronat me drith të plotë. Sa i përket bukës, zgjidhni atë të fshatit ose me drithëra të plota.

Perimet. Si në drekë, ashtu edhe në darkë nuk duhet t’i neglizhoni perimet dhe synoni të hani 3-4 racione perime në ditë. Për variacion provoni perime të ndryshme çdo javë.

3 racione legume në javë. Alternativat më të mira janë: thjerrëzat, qiqrrat dhe fasulet e zeza.

Hani më pak mish. Në vend të mishit të kuq, zgjidhni mishin e shpendëve por me kursim. Mishin e kuq ruajeni për raste të rralla dhe gjithmonë shoqërojeni me shumë perime. Dy racione peshk në javë janë gjithashtu të rëndësishme.

Mos pini pije të gazuara. Zëvendësojini ato me ujë ose lëngje të plota frutash

Më pak ëmbëlsira. Frutat e freskëta janë më të mirat. Synoni të hani të paktën 3 racione frutash të freskëta në ditë. Ëmbëlsirat me sheqer ruajini për raste të veçanta.  /AgroWeb.org