Çfarë Do Të Thotë Një Regjim Ushqimor I Shëndetshëm

2.9k 0

Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe diabeti.

Gjithashtu mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit dhe t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme.

AgroWeb.org në këtë artikull shpjegon parimet e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe rëndësinë e tij.

Grupet ushqimore

Trupi juaj ka nevojë për energji për të punuar. Këtë energji ju e merrni nga lëndët ushqyese në ushqim, kryesisht nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat.

Mineralet dhe vitaminat janë ushqyes të tjerë, gjithashtu të rëndësishëm dhe ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i shëndetshëm.

Është shumë e rëndësishme të gjesh ekuilibrin e duhur midis këtyre lëndëve ushqyese. Në këtë mënyrë do të arrini të merrni përfitimet maksimale shëndetësore.

Një dietë e ekuilibruar zakonisht përmban ushqim nga secili prej grupeve ushqmiore të mëposhtme:

Ushqimet me niseshte si buka, orizi, patatet, makaronat, etj.

Frutat dhe perimet.

Qumështi dhe nënproduktet e tij.

Ushqimet proteinike, ku përfshihet mishi, peshku, vezët dhe burime të tjera të proteinave si arrat, fasulet etj.

Ushqimet me yndyrë dhe sheqer, që janë grupi i pestë i ushqimit që ju hani. Vetëm një sasi e vogël e asaj që hani duhet të përbëhet nga ushqminet e këtij grupi.

Gjithashtu të pasurit sa më shumë fibra dhe ujë në regjimin tuaj është e rëndësishme për shëndetin.

Cilat janë përfitimet e një regjimi ushqimor të shëndetshëm?

Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund të ndihmojë për të parandaluar sëmundje të caktuara.

Nëse sëmuresh, një regjim i shëndetshëm mund të të ndihmojë të shërohesh më shpejt.

Dhë në mënyrë të veçantë ndihmon për të parandaluar mbipeshën.

Nëse jeni mbipeshë, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Nga çfarë përbëhet një regjim ushqimor i shëndetshëm?

Si rregull i përgjithshëm, perimet, frutat dhe ushqimet me niseshte duhet të zënë pjesën më të madhe të vakteve tuaja.

Pjesa e mbetur duhet të përbëhet nga qumështi dhe nën produktet e tij dhe ushqimet me proteina.

Siç u përmend më lart, për një regjim të shëndetshëm ju duhet të kufizoni sasinë e ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë shumë yndyrë ose sheqer.

Udhëzimi dietik për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës është si më poshtë:

Përpiquni të mos konsumoni ushqmie me shumë yndyrna.

Konsumoni të paktën pesë racione frutash dhe perimesh çdo ditë

Konsumoni të paktën dy racione peshku në javë.

Konsumoni rregullisht drithëra dhe arra.

Sasia e kripës që konsumoni në ditë të jetë më pak se 6 g.

Kufizoni marrjen e alkoolit.

Shmangni ose zvogëloni konsumin e misht të përpunuar dhe ushqimeve të gatshme.

Shmangni karbohidratet e rafinuara, të tilla si buka e bardhë dhe drithërat e përpunuara.

Eleminoni ose kufizoni pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat.

Mënyra e të ushqyerit ndryshon nga një njeri në tjetrin.

Prandaj nëse keni një problem të veçantë shëndetësor, ose kërkesa specifike, këshillohet të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.org