Pagjumësia dhe Tepria me Gjumin – Si i Ndikon Nivelet e Hormoneve

441 0

Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme për rigjerimin dhe mirëfunksionimin e trupit.

Vetitë e mira të këtj procesi njihen nga të gjithë, por ajo që mund të mos keni ditur është mënyra se si gjumi ndikon hormonet dhe metabolizmin tuaj.

Hormonet po ashtu janë një pjesë e rëndësishme e funskionimit të organizmit në shumë forma.

Shumë gjumë apo pak, mund të ndikojë në shëndetin e hormoneve prandaj gjithnjë rekomandohet të ruani balancën e duhur. 

Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e rëndësishëm që gjumi ka në çlirimin e hormoneve dhe mbarëvajtjen e organizmit tuaj.

Si i ndikon gjumi hormonet tuaja?

Shumica e hormoneve janë të lidhura drejtpërdrejtë me gjumin, sistemin kardiak dhe anasjelltas.

Të flini çdo natë orët e duhura të gjumit ju ndikon në hormone si: kortizoni, estrogjeni, progesteroni, hormonet që ndikojnë urinë si insulin, leptina apo gerlina.

Gjithashtu gjumi ndikon hormonet e melatoninës, të tiroideve dhe ato të rritjes.

Melatonina kontrollon cilësinë dhe mënyrën se si flini, gjithashtu është përgjegjëse për ta vënë trupin në gjumë.

Hormonet e rritjes çlirohen teksa flini, ato ndihmojnë me rritjen e qelizave dhe rigjenerimin e tyre.

Kortizoli nga ana tjetër që njihet edhe si hormoni i stresit, neturalizohet teksa flini madje rregullon dhe çlirimin e hormoneve të tjera si estrogjeni.

Gjumi ndikon shumë edhe hormonet e urisë pasi është një nga rregullatorët më të mëdhenj të metabolizmit.

Gjithashtu ndikon dhe nivelet e çlirimit të hormonit të tiroideve bashkë me ato të rritjes.

Problemet në këtë pikë siç shpjeguam mund të nisin që nga pagjumësia deri tek tepria me gjumin.

Pagjumësia dhe nivelet e hormomeve

Koha ideale e gjumit është mes 7 dhe 9 orësh sipas ekspertëve ndaj nëse vuani nga pagjumësia për një periudhë 1 javore ose më gjatë dërgoni një sërë sinjalesh në trupin tuaj.

Mungesa e gjumit mund të çojë në imunitet të ulët, rrezik infektimi nga sëmundjet, shtim në peshë, ndryshim oreksi dhe konsum të lartë kalorish.

Nëse flini rreth 4 orë çdo natë për 5 rrjesht keni mungesë gjumi prej 24 orësh e cila ka ndikim negative në mënyrën se si hormonet drejtojnë trupin tuaj.

Gjumi i lehtë në fundjavë nuk mund t’ju zëvendësojë këtë kohë të humur sipas ekspertëve.

Tepria me gjumin dhe hormonet

Të flesh më shumë nga sa trupi ka nevojë nuk është gjithnjë zgjedhja e duhur dhe e shëndetshme.

Shumë gjumë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, konfuzë, ul punën e matabolizmit, ul fokusin dhe prish ciklet normale të gjumit.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb, tregon se gratë që flenë rreth 7 orë gjumë janë më të shëndetshme se ato që flenë 9 orë.

Pra gjumi i pakët dhe i tepërt ndikon thuajse në të njejtën mënyrë negative në metabolizëm./AgroWeb.org