Çfarë I Ndodh Trupit Tuaj Kur Nuk Konsumoni Mjaftueshëm Fruta Dhe Perime

443 0

Frutat dhe perimet përmbajnë disa nga lëndët ushqyese më vitale për shëndetin tonë.

Nëse nuk i konsumoni në mënyrë të rregullt ju mund të keni mungesë vitaminash dhe mineralesh, të cilat mund të japin probleme.

AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju njohë me shenjat që trupi juaj ju jep në këtë rast.

Probleme Me Tretjen

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime, ju do të jeni më të prirur të zhvilloni probleme me tretjen të tilla si kapsllëku apo hemorroidet.

Frutat dhe perimet përmbajnë fibra dhe celulozë, të cilat parandalojnë problemet me tretjen.

Ju Mund Të Shtoni Peshë

Kur zëvendësoni ushqimet me shumë kalori apo yndyrë me perime apo fruta, trupi juaj do të shfaqë rezultatet.

Ekspertët e shëndetit thonë se sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më pak peshë fitoni.

Mund Të Shfaqet Diabeti

Meqenëse shtimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku rritet kur konsumoni ushqime të yndyrshme e të përpunuara.

Mbipesha është faktori kryesor i rritjes së rrezikut për diabetin e tipit 2.  Ndaj një konsum i shtuar i perimeve dhe frutave mund të ulë kështu shfaqjen e tij.

Dhe nëse keni diabet, ushqimet si brokoli, lulelakra, domatet, patëllxhani dhe frutat, mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës

Mund Të Rritet Presioni I Gjakut

Nëse konsumoni ushqime me shumë kripë, me shumë mundësi presioni juaj i gjakut do të rritet.

Një regjim ushqimor i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi dhe magnezi, ndihmon në uljen e niveleve të kripë e kështu presionin e gjakut.

Rritet Rreziku Për T’u Prekur Nga Sëmundjet E Zemrës

Pjesërisht, për shkak të efektit të uljes së presionit të gjakut, konsumimi i frutave dhe perimeve, mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjeve në tru.

Një studim afatgjatë, botuar në “British Medical Journal”, tregoi se rreziku për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, ulej me 4 % për çdo porcion frutash dhe perimesh që njerëzit hanë./AgroWeb.org