Çfarë nuk Duhet të Bëni Nëse Dëshironi të Humbisni Peshë?

483 0

Humbja e peshës është një luftë e vertëtë për shumë njerëz.

Numërimi i kalorive dhe ndjekja e një rutine stërvitje mund të jetë e mërzitshme edhe për personin më të përkushtuar.

AgroWeb.org në këtë artikull ju jep disa këshilla të zakonshme që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Mos e kufizo ushqimin 

Edhe pse më pak ushqim do të thotë më pak kalori dhe rrjedhimisht më pak kiogramë, kjo s’do të thotë se pesha duhet të zhduket sa më shpejt.

Kur ju merr uria, trupi juaj humbet masën muskulore dhe dhjamin në sasi të barabarta.

Humbja e peshës në mënyrë të ngadalë parandalon zvogëlimin e masës muskulore ndërsa yndyra e trupit digjet më ngadalë.

Mos synoni të humbisni peshë sa më shpejt

Humbja e shpejtë e peshës mund të jetë motivuese në fillim, por shumë njerëz u rikthehen zakoneve të vjetra të ngrënies dhe pesha rikthehet me të njëjtën shpejtësi që u humb.

Mos u dehidratoni

Dehidrimi ngadalëson metabolizmin tuaj.  Dhe konsumi i sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon në zvogëlimin e peshës që vjen nga uji në trup.

Mos e shmanagni mëngjesin

Mëngjesi ju jep energjinë që ju nevojitet për të filluar ditën.

Ai nxit punën e metabolizmit, duke e bërë përgatitur trupin tuaj për të përpunuar më mirë vaktet pasuese të ditës.

Shmangni ushqimet e yndyrshme, të kripura si edhe mishin e përpunuar.

Mos e mbingarkoni veten

Studimet kanë treguar se ndryshimet e vogla dhe të ngadalta në jetën tuaj të përditshme janë një metodë më efektive për të humbur peshë dhe për ta ruajtur atë.

Provoni të zëvendësoni një ushqimet e yndryshme me ato më të shëndetshme. Shtoni pesë minuta më shumë aktivitet në programin tuaj ditor dhe zëvendësoni pijet me sheqer me ujë.

Përpiquni të bëni një gjumë të mirë

Studimet kanë hetuar prej kohësh lidhjen midis gjumit dhe shtimit në peshë.

Në përgjithësi, 7-9 orë gjumë janë të domosdoshme për një të rritur, por shumica e të rriturve flenë më pak.

Mungesa e gjumit mund të çojë në mungesë energjise dhe një ndryshim në kimikatet e trurit që ndikojnë në oreks.

Prandaj është e rëndësishme të flini aq sa keni nevojë./AgroWeb.org