Cilat Janë Ushqimet Me Kalori Negative – Si Ju Ndihmojnë Me Peshën

682 0

Strategjitë për ushqyerjen e shëndetshme dhe rënien në peshë janë të larmishme.

Një prej tyre ka të bëjë me konsumin e ushqimeve me kalori negative, të cilat supozohet të kërkojnë më shumë energji për tu tretur.

Në teori, njeriu mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime me kalori negative.

Kjo nuk do të thotë që këto ushqime janë pa kalori.

Megjithatë, vetëm fakti që trupi shpenzon më shumë energji për djegien e tyre përbën një situatë fitimprurëse për organizmin.

Klasifikimi I Kalorive

Ekspertët i klasifikojnë kaloritë në dy kategori:boshe dhe negative.

Boshet janë ato që kur konsumohen nga ushqimet rrisin ndjeshëm numrin e përgjithshëm të kalorive në organizëm.

Ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe sheqeri janë burim kryesor i kalorive boshe.

Këto kalori nuk kanë asnjë vlerë ushqimore.

Kaloritë negative vijnë nga ushqime që janë të pasura në vlera dhe kanë pak kalori.

Ushqimet e pasura me fibër ose ato që kanë një indeks të ulët glicemie njihen si ushqime me kalori negative.

Ushqimet e pasura me fibër përmbushin dy qëllime të rëndësishme për shëndetin.

Trupi kërkon shumë kohë për të nxjerrë fibrën nga organizmi, ndaj uria troket shumë më vonë se zakonisht.

Së dyti, këto ushqime çlirojnë sheqer në gjak në mënyrë të ngadaltë dhe gjasat e shëndoshjes falë tyre janë të ulëta.

Selinoja, Ushqyese Dhe Me Kalori Negative

Selinoja njihet si një shembull i ushqimeve të përshkruara më lart, ndoshta për faktin se në përmbajtjen e saj ka më shumë ujë dhe fibër.

Sipas ekspertëve, duke ngrënë dhe tretur selino njeriu humbet më shumë kalori.

Gjatë ditës, 5-10 përqind e energjisë totale të shpenzuar në organizëm shkon për tretjen dhe akumulimin e ushqyesve të marra nga ushqimet.

Selinoja dhe perime të tjera pa niseshte ofrojnë një numër të kufizuar kalorish, e megjithatë ato kërkojnë shumë energji për tu tretur.

AgroWeb.org rekomandon konsumin e frutave të pyllit, qitros, karrotës, domateve, kastravecit, shalqinit, mollëve, kungulleshkave, sallatës jeshile

Ato përmbëjnë një zgjedhje të zgjuar për të qenë pjesë e një regjimi ushqimor të bazuar kryesisht tek bimët dhe barishtet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.