Helmimi nga ushqimi zakonisht godet shpejt, duke ju bërë të ndieni këputje për të paktën 24 orë dhe në disa raste mund të jetë edhe kërcënues për jetën.
Në të kaluarën, vezët dhe mishi i papërpunuar konsideroheshin si shkaktarët kryesorë të helmimit nga ushqimi.
Por, vitet e fundit, kjo ka ndryshuar pasi zhvillimi i metodave të prodhimit dhe shpërndarja e gjerë po sjellin fajtorë të rinj.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me ato ushqime që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë helmim nga ushqimi, plus disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të parandaluar helmimin.
Frutat dhe perimet
Perimet si zarzavatet me gjethe jeshile, lakrat, barishtet dhe perimet me rrënjë, janë deri më tani një ndër grupet me risk të lartë.
Sipas ekspertëve mënyra më e sigurt për ti konsumuar është duke i larë mirë dhe guke i gatuar.
E njëjta këshillë vlen edhe për frutat. Mundohuni që t’i lani para se t’i prisni sepse mikrobet do të hyjnë në ushqim. Bëjeni këtë edhe nëse do ta qëroni lëvozhgën e tyre.
Mishi i shpendëve
Pula dhe gjeli i detit mund të strehojnë shumë patogjenë dhe janë një nga produktet më të zakonshëm të kontaminimit me salmonelë.
Pula duhet të vlojë në një temperaturë minimale prej 70 gradë celsius.
Dhe nuk duhet të lahet sepse kjo gjë që mund të përhapë bakteret edhe në sipërfaqe të tjera.
Mishi i derrit dhe i viçit
Këto lloje mishi përbëjnë rreth 19% të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi.
Kur gatuani mish derri ose mish viçi, ndiqni të njëjtat udhëzime si për gatimin e mishit të shpendëve.
Produktet e detit
Përsëri, ju duhet ti gatuani produktet e detit në një temperaturë të sigurt minimale prej 65 gradë celsius.
Për dashamirësit e sushit dhe të gocave të detit, këshillohet që t’i konsumoni këto produkte vetëm në vendet që ju keni besim për cilësinë dhe pastërtinë.
Vezët
Vezët tashmë janë të njohura për strehimin e salmonelës. Prandaj këshillohet që t’i gatuani dhe të jini të kujdesshëm kur konsumoni ushqime që përmbajnë vezë të papërpunuara.
Fajtorë të tjerë mund të jenë gjithashtu edhe produkte si alkooli, kafeja, pije të ndryshme, akulli, erëzat dhe shtesat dietike.
Por në fund të fundit ajo që duhet të mbani mend është që t’i pastroni, qëroni, gatuani ose ti ruani këto produkte në temperaturën e rekomanduar./AgroWeb.org