Dallimi Midis Infektimit Me COVID-19, Efekteve Anësore Të Vaksinës Dhe Gripit Sezonal

242 0

Ju mund të zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke, kollë dhe lodhje.

Dhe natyrisht të pyesni veten nëse mund të jetë grip, alergji apo janë efektet anësore të vaksinimit ndaj COVID-19?

“Ka një mbivendosjeje të simptomave”, thotë Dr. David Cutler, mjek në Qendrën Shëndetësore “Providence Saint John” në Santa Monica, California.

Megjithatë ka disa të dhëna që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni me saktësi se çfarë mund të jetë, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Simpotmat e vaksinimit ndaj COVID-19

Nëse kohët e fundit keni bërë dozën tuaj të parë ose të dytë të një vaksine COVID-19, mund të përjetoni një reagim imun që i ngjan simptomave të COVID-19.

Mjekët shprehen se kushdo që merr një vaksinë, mund të presë që të përjetojë disa simptoma. Kjo ndodh sepse simptomat mund të shoqërohen me një përgjigje inflamatore ndaj vaksinës.

Në këtë mënyrë trupi juaj krijon antitrupa ndaj virusit. Dhe kjo është një gjë pozitive që pritet të ndodhë.

Përveç dhimbjes dhe skuqjes në vendin e injektimit, efektet anësore të vaksinës mund të përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, të dridhura, ethe dhe të përziera.

Edhe pse këto mund të tingëllojnë si simptomat e COVID-19, nuk është kështu. Shumica e efekteve anësore të vaksinave ndaj COVID-19 duket se zhduken brenda 3 ose 4 ditëve nga vaksinimi.

Efektet anësore priren të mos zgjasin shumë ose të jenë të ashpra.

Simptomat e infektimit me COVID-19

Nëse nuk po përjetoni humbje të shijes ose aromës, dhimbje fyti, rrjedhje hundësh ose diarre, ka shumë të ngjarë që të jetë një reagim ndaj vaksinës.

Por nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje dhe keni një ndjenjë presioni në gjoks, me shumë mundësi mund të jeni të infektuar me COVID.

“Nëse kanë kaluar 2 javë pas vaksinimit, mundësia që simptomat të jenë të virusit apo të vaksinës është tepër e ulët. Por nëse nuk kanë kaluar ende 2 javë nga vaksinimi atëherë mund të jetë një mbivendosje simptomash.”, tregon Dr. Cutler.

Raste me infektim nga virusi COVID-19 janë raportuar brenda 2 javësh nga vaksinimi i parë. Kjo ka ndodhur për shkak se të vaksinaurit nuk kanë vazhduar të zbatojnë masat mbrojtëse.

Nëse jeni të shqetësuar, mund të bëni një test për të përcaktuar nëse keni COVID-19 apo jo.

Efektet anësore të COVID-19 dhe vaksinës mund të jenë të ngjashme me simptomat e gripit sezonal ose të alergjive. Por, siç vuri në dukje Cutler, gripi ka qenë praktikisht inekzistent këtë sezon. “Këtë vit, gripi do të jetë një sëmundje shumë e pazakontë,” shtoi ai./AgroWeb.org