Ëmbëlsi Ideale Për Ata Që Pëlqejnë Gatimet Mesdhetare

386 0

Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes konsiderohet si më i miri për mirëqenien e organizmit të njeriut.

Njerëzit që i përmbahen këtij regjimi kanë një shëndet më të mirë por edhe formë më të mirë fizike.

Regjimi Mesdhetar është i përqendruar tek konsumi i produkteve të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë, fibër, proteina.

Produkte të tilla janë: frutat, perimet, drithërat e plota, yndyrnat e shëndetshme, drithërat, peshku, farat etj.

Kur vjen puna tek ëmbëlsirat, regjimi Mesdhetar i përmbahet rëndësisë së vlerave duke mos neglizhuar shijen.

Ëmbëlsira Ideale Për Ata Që Pëlqejnë Gatimet Mesdhetare

Ëmbëlsira ideale në këtë rast është një kombinim produktesh të shëndetshme siç janë mjalti, frutat e pyllit dhe kosi.

Përbërësit:

  • 230 gramë luleshtrydhe të ndara në copa
  • 1 filxhan çaji boronica
  • 1 filxhan çaji manaferre
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike
  • Treçerek filxhan çaji kos shtëpie
  • 2 lugë çaji mjaltë

Frutat e pyllit vendosini në një tas sallate dhe hidhuni sipër uthullën balsamike.

Pas 10 minutash shtoni kosin dhe mjaltin dhe servireni menjëherë.

Kjo është një ëmbëlsirë krejt natyrale e cila shuan nepsin për të ëmbla në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.

Vlerat e Boronicës

Boronica ia ka dalë të jetë në krye të të gjitha listave me ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Kjo për arsye se boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. .

Një filxhan me boronicë ka kalium dhe pothuaj 4 gramë fibër. Ajo është e pasur me vitaminë C dhe 83 kalori. Shuani etjen dhe urinë me një grusht boronicash dhe trupi do t’ju falenderojë.

Vlerat e Manaferrës

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë në krahasim me të.

Të ëmblat manaferra janë shumë të mira për shëndetin sepse kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitamine C dhe kalium.

Për më tepër një filxhan me manaferra përmban 7 gramë fibër dhe 60 kalori. Si të gjitha simotrat e saj, manaferra është e mbushur me antioksidantë.

Manaferra është e shijshme në lëngje të plota frutash.

Vlerat e Luleshtrydhes

Luleshtrydhja është një frut tepër i shijshëm që mund ta gjesh në çdo market në Shqipëri gjatë gjithë vitit.

Një filxhan me luleshtrydhe përmban 100 miligramë vitaminë C, pothuajse të njëjtat vlera sa një gotë me lëng portokalli.

Luleshtrydhet kanë kalcium, magnez, folat dhe kalium.

Një filxhan me luleshtrydhe përmban 53 kalori.

Luleshtrydhet mund t’i shijosh në mënyra të thjeshta duke i kombinuar me krem pastiçerie dhe bajame, ose në një stil tjetër, duke i zhytyr në çokollatë për një shije më të fortë.