E Keqja Vjen e Ëmbël! – Cilat Janë Ndryshimet mes Sheqernave që Përdorni Çdo Ditë

485 0

Ata që tregohen të vëmendshëm kur lexojnë etiketat e ushqimeve, me siguri janë njohur me terma si “ pa sheqer”, “ pa sheqer të shtuar” apo “pa ëmbëlsues shtesë.”

Për hir të së vërtetës këto terma të bëjnë konfuzë.

Në lidhje me rolin e sheqerit në shëndetin tonë, duhet të pranojmë se sheqeri nuk është i keq, për sa kohë vjen nga burime si fruta e perime.

Sheqeri shtesë në pije dhe ushqime të përpunuara është i dëmshëm dhe duhet të konsumohet në sasi të kufizuara.

Shkencëtarët thonë se njeriu nuk duhet të konsumojë më shume se 10 përqind të sheqernave të shtuar në ditë.

Nëse shkelet ky rregull, njeriu përballet me sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

Por le të kthehemi tek ndryshimi mes termave “ pa sheqer”, “ pa sheqer të shtuar” apo “pa ëmbëlsues shtesë.”

Sheqeri natyral

Këto sheqerna gjenden tek frutat (fruktoza) dhe tek produktet e bylmetit (laktoza.)

Për fat të mirë, është e pamundur për njeriun që ta teprojë me sheqerna të tilla sepse ato konsumohen me fibra, proteina, vitamina dhe minerale.

Ushqime të pasura me këto sheqerna si ananasi, bananja apo patatja e ëmbël janë pjesë e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Sheqernat e shtuara

Ushqimet e përpunuara, ëmbëlsira dhe pijet e gazuara përmbajnë sheqerna shtesë të nevojshëm për të përmirësuar shijen apo strukturën.

Sheqernat shtesë i gjejmë në produkte që gjejmë në supermarket siç janë mjalti i përpunuara, sheqeri kaf, shurupi i panjës, shurupi i misrit e të tjerë.

Ëmbëlsuesit artificialë

Ushqimet që zakonisht ‘shiten’ si ‘pa sheqer’ siç mund të jenë pijet pa kalori apo ëmbëlsuesit e tjerë siç është sukraloza, aspartame dhe zakarina.

Produktet pa sheqer

Sipas shkencëtarëve, një ushqim konsiderohet si ‘pa sheqer’ për sa kohë përmban 0.5 gramë sheqer/racion.

Është shumë e rëndësishme të tregohet kujdes me numrin e racioneve të një ushqimi sepse pavarësisht se përshkruhet si ‘pa sheqer’ ai sërish mund të përmbajë sasi të vogla sheqeri.

Ndonëse një produkt mund të përmbajë etiketën ‘pa sheqer’ kjo nuk do të thotë se ai nuk përmban sheqerna shtesë apo ëmbëlsues artificialë.

Për shembull mund të vëreni  produkte si çamçakizi, shurupet, kompostot, reçeli i frutave dhe ëmbëlsirave të ndryshme.

Produktet pa sheqer të shtuar

Ky term nuk do të thotë se një ushqimi të caktuar nuk i është shtuar sheqer.

Është e gjitha një lojë fjalësh sepse ai mund të përmbajë sheqerna natyralë, sheqerna artificialë dhe ëmbëlsues të tjerë.

Këtë term mund ta gjeni në produkte si gjalpi i kikirikut, lëngu i frutave, prevedetë, konservat e të tjerë.

Produkte jo të ëmbëlsuara

Nëse e shikoni këtë term në etiketën e një ushqimi të caktuar, duhet të dini se ky term shpjegon që ushqimi nuk përmban sheqerna të shtuar apo ëmbëlsues artificialë.

Por kjo nuk do të thotë që ky ushqim nuk përmban sheqer.

Shembuj të produkteve të tilla mund të gjeni tek qumështi i bajames, qumështi i arrës së koksit, salca e mollës, çaji i ftohtë e të tjerë.

Cila prej këtyre alternativave mendoni që është zgjedhja më e mirë për shëndetin?

Sipas AgroWeb.org asnjëra prej tyre nuk është e vlelfshme.

Produktet pa sheqer, të paëmbëlsuar apo pa sheqerna shtesë nuk mund të përzgjidhen vetëm në bazë të sheqeri.

Ato duhet të përzgjidhen edhe në bazë të të gjithë profilit ushqimor që duhet të përfshijë fibër, proteina, minerale dhe vitamina.

Ndonëse ushqimet e paëmbëlsuar tingëllojnë si më të mirë, AgroWeb.org ju rekomandon të zgjidhni burime natyrale të sheqerit siç janë frutat dhe perimet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.