Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës dhe shkëlqimit të saj rinor kërkon aplikimin e disa rregullave mjaft të thjeshta: jo duhanit, po kremit mbrojtës kundër diellit në çdo stinë dhe mbi të gjitha një gjumë cilësor.
Megjithatë, njeriu ka një natyrë sabotuese të vetes që vihet në lëvizje pa e vënë re.
AgroWeb.org këshillon se kujdesi për lëkurën nuk është asnjëherë i tepërt.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se sekreti i bukurisë qëndron patjetër tek kremërat dhe serumet e shtrenjta në rast se nuk zbatohen tre rregullat e mësipërme.
Në këtë artikull lexuesit e AgroWeb.org do të mësojnë për disa gabime të cilat të bëjnë të dukesh më i plakur.
Pirja e Tepërt e Alkolit
Pirja e moderuar e alkolit sjell përfitimet e veta sidomos për kolesterolin apo sklerozën.
Megjithatë, pirja e më shumë se dy gotave pije alkolike në ditë është e dëmshme për lëkurën.
Alkoli shteron kolagjenin e lëkurës dhe shkakton skuqje të saj.
Lëkura është e dehidratuar dhe procesi i formimit të rrudhave përshpejtohet ndjeshëm.
Punë pa Pushuar
Kryerja e shumë punëve në të njëjtën kohë dhe me orare të gjata shkakton dëme të mëdha në shëndet.
Trupi përballet me një nivel të lartë stresi i cili nëse bëhet kronik shkakton dëme në lëkurë.
Inflamacioni në lëkurë shkatërron kolagjenin dhe përthith shkëlqimin rinor të lëkurës.
Ajri i Kondicionuar
Luhatjet e temperaturave nga jashtë brenda, e përthajnë lëkurën dhe i bëjnë rrudhat më të dukshme.
Me kalimin e moshës lëkura humbet më shumë kolagjen dhe elasticitet.
Inflamacioni që shkakton përtharja e lëkurës e përshpejton këtë proces.
Yndyrnat
Yndyrnat ndahen në shumë kategori por më baziket janë: yndyrna të shëndetshme dhe jo të shëndetshme.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, yndyrnat e shëndetshme janë ato të salmonit, vajit të ullirit apo avokados ruajnë integritetin e qelizave dhe i japin lëkurës shkëlqimin rinor.
Farat e lulediellit janë një tjetër burim i këtyre yndyrnave dhe vitaminës E.
Farat e linit përmbajnë acide yndyrore omega-3 që nxisin formimin e kolagjenit dhe mbrojnë lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
Spërkatja e Parfumit
Alkoli tek parfumet ka efekt përtharës dhe mund të bëhet problematik nëse ekspozoheni në diell.
Falë tij, parfumi krijon disa molekula toksike në lëkurë .
Parfumin mund ta spërkasni jo direkt në lëkurë, por në largësi dhe mbi rroba (por jo ato të mëndafshit apo delikate) si edhe në flokë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje