Kujdesi Organik për Lëkurën dhe Flokët – Çfarë Është dhe Përse Duhet Përdorur

657 0

Diferenca mes një produkti që punon në favorin tuaj dhe të tjerëve të cilët mund t’ju ekspozojnë ndaj kimikateve të panjohura në jetën reale mund të jetë fare e padukshme.

Megjithatë sipas ekspertëve për shëndetin tuaj kjo diferencë është vërtetë domethënëse.

Jo pak herë mund të keni eksperimentuar me lloje të ndryshme trajtimesh dhe kremrash të cilat pa ditur iu kanë ekspozuar ndaj toksinave e kimikateve të dëmshme.

Në këtë artikull do t’i ndajmë në dy grupe të mëdha, produktet me bazë organike që vijnë nga natyra dhe atyre jo organike, pra të pasuruara me kimikate.

Keni menduar ndonjëherë për këtë diferencë mes tyre, cilat janë më të mirat dhe a po bëni zgjedhjen e duhur?

Çfarë thonë ekspertët?

Nëse nuk do t’a konsumoni, mos e vendosni në lëkurën tuaj!

Kjo është këshilla e ekspertëve të lëkurës dhe flokëve nga laboratori i SKIN NOVIS në Shqipëri.

Të pyetur nga AgroWeb, ata thonë se para se të blini një produkt sigurohuni që është i shëndetëshëm.

Kujdesi për pjesën e jashtme të trupit duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa ai që tregoni për të gjithë organizmin.

Produktet e pasura me kimikate të cilat mund të përmbajnë parabene, sulfate, natrium laurel apo phthalates të cilët kanë përbërës klori brenda tyre, veprojnë në efektin e kundërt.

Mund të shkaktojnë irritim, ndikojnë në plakjen e shpejtë të lëkurës, rënien dhe shëndetin e flokëve, problemet me aknet e një sërë sëmundjesh të tjera dermatologjike.

Aleternativa më e mirë  për shëndetin janë produktet me bazë natyrore, ato që vijnë nga bimët dhe përpunohen në mënyrën e duhur pa kimikate të shtuara.

Efektet e tyre zgjasin më shumë në kohë, ndihmojnë në luftën ndaj shumë sëmundjeve dhe nuk e irritojnë lëkurën, skalpin apo flokët tuaja.

Konsiderohen si një nga zgjidhjet më revolucionare që shkenca, mjekësia dhe dermokozmetika kanë risjellë nga natyra në tregun e gjerë.

Si të zgjidhni të duhurat?

Këtë mund ta bëni fare thjeshtë duke parë etiketën e produktit që po blini dhe të verifikoni përbërësit brenda tij.

Nëse shumicën prej tyre nuk i njihni apo janë të mbushura me kimikate e toksina, me gjasë do të krijojnë një efekt të kundërt në pamjen tuaj.

Kërkoni gjithnjë për produkte që kanë sa më shumë përbërës natyral, janë të certifikuar si organikë dhe ju qëndrojnë mirë në lëkurë e flokë.

Përshembull, nëse vuani nga rënia e flokëve ekspertët e SKIN NOVIS sugjerojnë të zgjidhni produkte me bazë hithrën apo menten.

Këto bimë të cilat shpesh mund t’i përdorni edhe në kuzhinë, kanë aftësi për të zbutur inflamacionin dhe  kontrollojnë radikalet e lira.

E për rrjedhojë do të parandaloni problemet me flokët si dhe do t’i forconi ata.

Nëse doni lëkurë më të hidratuar zgjidhni produkte me bazë qumështin e dhisë, gjalpin e dhisë, atë shea apo produktet të cilat vijnë nga bletët.

Të gjithë këta përbërës natyralë depërtojnë në thellësi të lëkurës duke e lënë atë të butë e pa probleme.

Fytyra e cila shpesh duket se është problemi i të gjithëve, është një mike e mirë me bimët medicinale dhe lulet.

Ato kanë veti qetësuese, punojnë kundër shenjave, plakjes dhe irritimeve nga faktorët e jashtëm.

Kalendula ndikon në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës së thatë, duke ofruar butësi dhe shkëlqim.

Lule si kalendula apo sherebela të cilat kanë veti anti inflamatore dhe veprojnë kundër baktereve të këqija.

Kështu për t’u dukur më të rinj e të shëndetshëm për një kohë të gjatë, zgjidhni lulet.

E veçanta e produkteve me bazë organike është se mund t’i përdorin të gjithë.

Duke filluar nga personat që vuajnë nga sëmundje të lëkurës si ekzema apo psoriaza pa shkaktuar irritime, deri tek fëmijët e vegjël apo të moshuarit.

Ku t’i gjeni produktet organike?

Të frymëzuar nga mirëqenia dhe natyra e pasur Shqiptare, SKIN NOVIS ka krijuar një gamë produktesh 100% organike.

Të certifikuara për tregun vendas dhe atë Evropian e gjithë baza e këtyre produkteve nis nga përbërës të cilët janë pjesë e përditshmërisë.

Këtu futen kremrat me bazë vajin e ullirit, kamomilin, propolisin, mjaltin, qumeshtin e dhisë, menten, hithrën, bar pezmin, gjalpin e dhisë apo gjalpin shea.

Mund të gjeni një zgjidhje për flokët që bien, lëkurën që irritohet apo probleme të tjera specifike që ju ndikojnë çdo ditë.

E rëndësishme sipas mjekëve është të gjeni produktin e  përshtatshëm për ju i cili duhet të respektojë natyrën dhe shëndetin e plotë të të gjithë organizmit tuaj./AgroWeb.org