Më shumë se 60% e njerëzve e gjejnë çlirimin nga stresi i COVID në natyrë

415 0

Kërkimet e bëra nga Fondacioni i Shëndetit Mendor kanë zbuluar se 62% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar gjetën çlirim nga stresi i COVID-19 vetëm duke bërë një shëtitje.

Pothuajse gjysma e të anketuarve menduan gjithashtu se kalimi i kohës në hapësira të gjelbra i ka ndihmuar ata të përballen me rritjen e ankthit lidhur me pandeminë.

Edhe nëse distanca e udhëtimit nuk ishte e largët dhe përfshihej vetëm pak ecje, dalja jashtë ka pasur një ndikim pozitiv në mirëqenien mendore të tyre.

Edhe pse shkenca nuk e ka zbuluar ende saktësisht pse natyra është kaq terapeutike, hulumtimi mbështet gjetjet e studimeve të shumta të mëparshme të cilat tregojnë një lidhje midis aksesit në hapësirën e gjelbër dhe një rreziku të reduktuar të problemeve të shëndetit mendor.

Në dritën e studimit, Fondacioni i Shëndetit Mendor është bashkuar me Fondin Botëror për Natyrën për të krijuar një udhëzues për shëndetin mendor.

Udhëzuesi i titulluar “Lulëzo me natyrën”, eksploron këtë marrëdhënie midis botës natyrore dhe mirëqenies sonë mendore.

Udhëzuesi shikon se si natyra mund të mbështesë mirëqenien pozitive mendore por gjithashtu konsideron se si edhe ne mund të ndihmojmë natyrën.

Si mund ta ndihmojmë ne natyrën?

“Përfitimet shpesh lidhen me mënyrën se si shqisat tona na lidhin me mjedisin, nga format në natyrë që shohim te aromat që japin pemët dhe magjepsja e butë që natyra mund të stimulojë e cila e ndihmon mendjen tonë të pushojë,” – thuhet ne udhëzues.

Nuk duhet të jetë një shëtitje nëpër shkretëtirë, madje të dy organizatat po i inkurajojnë njerëzit të gjejnë pushim dhe lehtësim në hapësirat e gjelbra që kanë në dispozicion të tyre.

Edhe nëse punoni në një xhungël të dendur urbane, ende ja vlen të dilni jashtë në dritë, një pemë mund të frymëzojë shumë gëzim.

Nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, guida e quajtur Të rritesh me natyrën, ka sugjerime sezonale për aktivitete si rritja e ushqimit vetë apo kryerja e ushtrimeve “të gjelbra” siç mund të jenë xhirot me biçikletë apo xhirot në ambiente të gjelbëruara.

Krahas rekomandimeve praktike ka dhe sugjerime të tjera që ndihmojnë në stresin dhe ankthin duke ju inkurajuar t’i kushtoni vëmendje asaj që mund të shihni, dëgjoni, ndjeni, shijoni dhe nuhatni./Burimi:Euronews