5 Mënyra të Thjeshta për Qetësimin e Ankthit Çdo Ditë

1.2k 0

Megjithëse mund t’ju tingëllojë si një sëmundje e viteve të fundit, ankthi, depresioni apo të tjera të kësaj familje, kanë qenë dhe po përhapen janë çdo ditë e më shumë.

Sipas të dhënave të cilave ju referohet AgroWeb.org, për vitin 2018 numërohen në të gjithë botën, 970 milion persona që vuajnë nga këto lloje të çrregullimeve mendore.

Në këtë shifër rreth 584 milion prej tyre vuajnë vetëm nga depresioni dhe ankthi.

Duke marrë parasysh këtë përhapje të madhe të këtyre sëmundjeve, përtej mjekimeve ekspertët këshillojnë edhe kujdesin personal për shëndetin mendor.

E rëndësishme sipas tyre është të merrni masa për kontrollin e mënyrës tuaj së të menduarit.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë hapa të thjeshtë si të qetësoni ankthin që ju kaplon çdo ditë.

Me disa truke të lehta do të mund të përmirësoni humorin tuaj në çdo kohë.

Qetësoni mendjen

Shkaktar për gjendjen e vazhdueshme të ankthit është pa dyshim mënyra e gabuar e të menduarit.

Sipas ekspertëve, personat që ndjejnë se vuajnë nga këto çrregullime duhet të mundohen të provojnë mënyra të reja të të menduarit.

Për ta bërë këtë, ju duhet të fokusoheni vetëm në mendime që ju bëjnë të ndiheni mirë, optimistë e pozitivë.

Në këtë mënyrë do të arrini të aktivizoni një pjesë të trurit në lobin e përparmë i cili është përgjegjës për sjelljen emocionale dhe intelektuale.

Largoni frikën

Personat që vuajnë nga ankthi kanë tendencën të kenë mendime negative dhe pritshmëri të gabuara për veten e tyre.

Nëse mendoni vazhdimisht se diçka do të shkojë keq, mendimet dhe frikërat në kokën tuaj do të vijnë duke u shtuar.

Prandaj mundohuni ta kaloni këtë fazë duke kuptuar dhe pranuar frikërat apo mendimet që ju bëjnë të ndiheni jo mirë.

Ekspertët këshillojnë përballjen me këto lloj simptomash, në mënyrë që të fitoni konfidencë tek vetja dhe të shkoni përtej sëmundjes.

Në çdo ngjarje të pakëndëshme të përditshmërisë, mundohuni të vlerësoni rrethanat në të cilën ndodhi.

Ashtu edhe mundësinë që kjo situatë e pakëndëshme mund të ndryshojë dhe nuk është e përherëshme.

Shoqërohuni me personat e duhur

Nëse vuani nga ankthi e rëndësishme është të mos qëndroni vetëm, por të rrethoheni nga persona optimistë, të cilët ju dhurojnë një pikëpamje tjetër të menduari.

Mjekët thonë se kur dëgjoni një njeri optimist edhe mendja juaj mund ta kultivojë këtë mënyrë të menduari.

Është e rëndësishme të fokusoheni tek ngjarjet pozitive dhe të jini më të hapur ndaj ndryshimeve.

Bëni një listë me të gjithë personat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe qëndroni më shumë me ta.

Sipas ekspertëve një nga arsyet se përse ankthi është gjithnjë e më shumë në rritje, është pikërisht izolimi që njerëzit bëjnë nga njëri tjetri.

Jini aktivë

Të jesh aktiv nuk do të thotë të merresh thjesht me aktivitete sportive, por edhe të mbani mendjen të zënë me një qëllim të caktuar.

Zgjohuni çdo ditë me një qëllim për ditën tuaj dhe punoni pak nga pak për ta arritur atë.

Vendosini vetes përgjegjësi dhe detyra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë dhe aktivë.

Shëtisni

Në ditët kur ndiheni se ankthi po ju mbyt, bën mirë që të dilni nga shtëpia dhe të bëni një xhiro në ndonjë park apo në qytetin tuaj.

Nuhasni aromën e luleve, ecni ngadalë dhe jini në kontakt me natyrën.

Këto hapa kaq të vegjël do të bëjnë që mendja dhe trupi juaj të qetësohen në vetëm pak minuta.

Gjithnjë kini parasysh të flisni sa më shumë me personat e dashur rreth këtyre simptomave, gjithashtu edhe me një mjek specialist për të marrë kujdesin e duhur./AgroWeb.org