Ndryshimet e Duhura Në Regjimin Ushqimor Për Kujtesë Të Fortë

469 0

Problemet me memorien janë gjithnjë një shqetësim në rritje teksa vitet kalojnë.

Mendimet janë më të mjegulluara, përqendrimi më i ulët dhe kujtimet gjithnjë e më të vakëta.

E gjitha kjo gjendje mund të jetë shkak i shumë vendimeve që merrni në jetën e përditshme.

I pari që ndikon është stili i jetesës dhe sigurisht ushqimi.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra se si ta bëni ushqimin aleatin tuaj më të mirë.

Ndiqni këshillat mëposhtë për një mendje të mprehtë e kujtesë të fortë.

Më shumë barishte

Këshilla e parë është të konsumoni më shumë barishte jeshile.

Spinaqi, sallata, lakrat dhe të gjithë llojet e tjera të ushqimeve me gjethe jeshile, janë të pasura me vitamina të cilat janë të domosdoshme për trurin.

Përmbajnë vitamin K, folate, luteinë dhe beta karoten të cilat ndihmojnë në shëndetin e  mirë të trurit dhe të gjithë organizmit.

Boronicat

Shkojnë thuajse me çdo gjë, në ëmbëlsira, pije apo sallata të ndryshme prandaj përdorini sa më shpesh.

Boronicat janë të pasura me flavonoide dhe vitamina të cilat ndihmojnë shëndetin e trurit e në veçanti memories.

Vezët

Në mëngjes në vend të ushqimeve të gatëshme, me sheqerna apo atyre të procesuarave, zgjidhni më mirë një omëletë.

Jo vetëm që do ju dhurojë shumë shije, do ju ngopë, por edhe ndihmon në forcimin e memories.

Vezët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit prandaj përdorini sa më shpesh.

Salmoni

Një mënyrë e mirë për të fuqizuar trurin është marrja e acideve yndyrore si Omega-3.

Ato gjenden tek ushqime si arrat, farat, por edhe tek peshku e keyresisht salmoni.

Një studim nga Universiteti i Harvardit, tregoi se ka një lidhje mes këtyre yndyrnave të shëndetshme dhe fuqizimit të memories.

Kështu bëni mirë ta përfshini në dietën tuaj të përditshme apo të paktën 2-3 herë në javë.

Moderoni alkoolin

Konsumimi i alkoolit efektin e parë e jep në tru, ndaj jini të kujdesshëm.

Konsumimi i vazhdueshëm i akoolit mund të shkaktojë dëme të cilat prekin pjesën e mesmories dhe të kujtimeve.

Konsumoni turmerik

Erëza e famshme ngjyrë portokalli, ka një efekt të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e trurit.

Shtoni pak turmerik teksa, gatuani vezët, tek qumështi, orizi, në salca të ndryshme apo tek çaji, për të marrë të gjithë vlerat dhe shijen e mirë.

Pini ujë

Uji nuk është i mirë vetëm për të hidratuar lëkurën, por edhe për të mbajtur trurin të freskët.

Ndihmon gjithashtu në shëndetin kardiovaskular dhe të gjithë organizmin.

Shumë studime mbi këtë çështje kanë treguar se të qenurit të hidratuar ndihmon në promovimin e memories afatshkurtër.

Prandaj mos e harroni rregullin e 8 ose më shumë gotave në ditë, sipas nevojës që organizmi ka./AgroWeb.org