OBSH: 3.5 Miliardë Njerëz Probleme me Shëndetin Oral – Ndikojnë Uji dhe Higjena

525 0

Sëmundjet që lidhen me shëndetin oral apo dhëmbët janë një problem gjithnjë e një rritje sipas ekspertëve të OBSH.

Problemet me dhëmbët apo me të gjithë shëndetin e gojës dhe mishrave, janë të përhapura në çdo vend duke sjellë problemet të pariparueshme shëndeti deri në vdekje.

Problemet shëndetësore orale

Shumica e problemeve që vijnë nga dhëmbëta po goja nisin me simptoma të vogla e të kurueshme sipas ekspertëve.

Problemi nis kur ato lihen pa trajtuar për kohë të gjatë, duke bërë që të humbisni dhëmbë apo ndërlikime të tjera që çojnë edhe humbjen e jetës.

Shifra e lartë 3.5 miliardë konsiderohet si një problem shëndetësor që prek shumë vende.

Në të gjithë botën numërohen rreth 2 miliardë të rritur dhe 520 milionë fëmijë me probleme që nisin nga prishja e dhëmbëve e të tjera.

Përse ndodh kjo?

 Sipas OBSH ky ëhstë një problem që mund të shkaktohet edhe nga uji i pijshëm apo pasta e dhëmbëve.

Për shkak se të dyja përmbajnë shumë fluor i cili ndikon në barrierat mbrojtëse të dhëmbëve tuaj.

Shkaqe të tjera lidhen me ushqimet të tilla si sheqernat, çëmçakëzi, cigarja, pijet me gaz, kafeina apo sëmundjet e trashëguara e dëmtimet.

Ekspertët shpjegojnë se rastet e rënda me sëmundje të shëndetit oral mund të kthehen edhe në kancerogjene.

Këto raste sipas OBSH ndodhin 4 në 100.000 persona megjithatë kjo shifër ndyrshon nga vendi në vend.

Kanceri oral është më i përhapur tek burrat dhe personat e moshuar, ku cigarja, alkooli dhe higjena renditen si shkaqe kryesore./AgroWeb.org