Sasia E Duhur E Drithërave Për Të Ulur Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës?

224 0

Sipas hulumtimeve të fundit ku AgroWeb.org bazohet, konsumi i drithërave shoqërohet me rritje më të vogla në madhësinë e belit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak.

Konsumi i drithërave ndihmon në uljen e faktorëve të rriskut të sëmundjeve të zemrës.

Qëllimi i studiuesve në kryerjen e hulumtimeve ishte të përcaktonin sesi konsumi i drithërave të plota kundrejtë konsumit të rafinuar të drithërave do të ndikonte në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit matën madhësinë e belit, presionin e gjakut, sheqerin në gjak, trigliceridet dhe kolesterolin, pas një periudhe 18 vjeçare të konsumit të tyre, për të përcaktuar se efektin e drithërave të plota dhe të rafinuara në organizëm.

Çfarë zbuloi studimi rreth ndikimit që ka konsumi i drithërave në shëndetin e zemrës?   

Ekipi i studiuesëve zbuloi se madhësia e belit u rrit më pak në mesin e atyre që konsumonin më shumë drithëra të plota.

Për më tepër, sheqeri në gjak dhe rritja e presionit të gjakut ishin më të mëdha tek ata që konsumonin më pak racione drithërash. 

Konsumi i ulët i drithërave të rafinuara, ishte gjithashtu i lidhur me një rënie më të madhe të niveleve të triglicerideve.

Drithërat e plota përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën

Ato janë më të mira sepse përmbajnë të gjitha pjesët e ngrënshme të bërthamës së kokrrës : krundet, embrioni dhe endosperma.

Kur kokrrat rafinohen, krundet e pasura me fibra dhe embrioni i pasur me lëndë ushqyese, hiqen.

Fibrat ndihmojnë për të mbajtur nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak, mund të ulin kolesterolin dhe të nxisin tretjen e shëndetshme.

Dhe ato çfarë mbeten, janë kryesisht karbohidrate dhe një sasi më e vogël e vitaminave dhe mineraleve.

Kombinimi i fibrave me vitaminat B, vitaminën E, mineralet si  hekur, magnez, selen, zink, janë ato që sigurojnë një mori përfitimesh në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si ato të zemrës, hipertensioni , goditja në tru, diabeti i tipit 2, kanceri i zorrës së trashë dhe mbipesha.

Megjithatë, studiuesit vënë në dukje se drithërat e rafinuara mund të pasurohen me lëndë ushqyese, që nuk gjenden natyrshëm tek drithërat.

Eksppertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni të paktën tre racione drithërash në ditë.

Dhe nëse konsumoni drithëra të rafinuara duhet të zvogëloni sasinë e racioneve ose të konsumoni më pak se tre racione në ditë.

Një mënyrë e mirë për të filluar konsumin e përditshëm të tyre është të zëvendësosh drithërat e rafinuara me ato të plota.

Pra, fare thjeshtë ju mund filloni duke zëvendësuar makaronat me ato me grurë të plotë. E njëjta gjë për bukën ose produktet e tjera të ngjashme./AgroWeb.org