Përse Duhet të Kryhen më Shumë Testime për COVID-19

353 0

Bilancet e një prej pandemive më të egra të kohëve moderne po shtohen dita ditës dhe ekspertët thonë që fundi i saj ska mbërritur ende.

COVID-19 është një virus i ri, i rrallë që po përhapet në të gjithë globin duke lënë impaktet e veta si në shoqëri ashtu dhe në shëndet.

Shqipëria sot shënon 59 të prekur mes tyre dhe dy viktima.

Megjithëse konsiderohet si një virus “i moshës së tretë”, pasi dëmton më shumë të moshuarit, COVID-19 mund të infektojë këdo.

Raste në botë kanë treguar se edhe fëmijë, bebe apo të rinj kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të tij.

Për këtë grupmoshë në të shumtën e rasteve sëmundja nuk është fatale, por ata mund të jenë një vatër transmetimi e rreziku për të tjerët.

Por çfarë këshillojnë ekspertët, si duhet të veprojnë shtetet për të minimizuar sa më shumë dëmet në njerëz?

Testimet për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë vetëm disa ditë më parë i, këshilloi shtetet e prekura nga ky virus që të kryejnë sa më shumë teste për koronavirusin e ri.

Kjo mënyrë do të ndihmonte mjekët të zbulojnë se sa persona janë të infektuar dhe sa janë gjasat që ky virus të përhapet.

“Nuk kemi parë një rritje të testimeve, izolimit apo hetimit epidemik në shumë vende të prekura dhe kjo është një nga mënyrat se si virusi mund të izololet në kohë.” tha kreu u OBSH disa ditë më parë.

Ai gjithashtu theksoi se mënyra se si i përqasemi problemit është mënyra e vetme e zgjidhjes.

“Nuk mund ta mboshtim këtë epidemi nëse nuk kuptojmë se kush është i infektuar. Vendet duhet të kuptojë seqë parandalimi të funksionojë duhet të gjejnë dhe izolojnë rastet e infektuara.”, u shpreh Tedros ditën e Hënë për mediat.

Për ta bërë këtë kreu i OBSH tha këshillën e tij: “Teste, Teste, Teste.”

OBSH po siguron më shumë tamponime për të kryer teste, duke nisur 1.5 milionë teste të reja në 120 shtete të botës.

Në këtë mënyrë do të arrihet si kërkesa e vendeve, ashtu edhe nevoja për të identifikuar çdo person të dyshuar.

Nga ana tjetër drejtuesja teknike e OBSH Dr Maria Van Kerkhove, shtoi se shtetet duhet të shtojnë numrin e laboratorëve si dhe njerëzit të cilët marrin në testim për COVID-19.

Virusi një rrezik edhe për të rinjtë

Në këtë deklaratë për mediat, Tedros theksoi se ideja se ky virus prek vetëm më të moshuarit nuk është i vetmi skenar për COVID-19.

Kjo sëmundje infekton edhe më të rinjtë “Të rinj, duke përfshirë edhe fëmijë kanë vdekur” u shpreh ai për mediat.

Një pikë tjetër shumë shqetësuese ku ai i ndal ishte edhe përballimi i pandemisë në vendet me sistem shëndetësor të pa zhvilluar.

Ky shqetësim sipas tij ngrihet jo vetëm për sistemin spitalor, por edhe për gjendjen e popullsisë.

Shumë të rrezikuar janë njerëzit që vuajnë nga HIV apo fëmijët e kequshqyer.

“Për këtë arsye po ju bëjmë thirrje të gjithëve, cdo individi të bëjë pjesën e tij në parandalimin e kësaj sëmundje.”

Shpirti i solidaritetit mes njerëzve duhet të jetë më infektues se vetë virusi, u shpreh Tedros teksa mbylli fjalën e tij për mediat ditën e Hënë./AgroWeb.org