Përse Pandemia Na Ka Bërë Të Humbasim Sensin e Kohës

353 0

Periudhat e stresit mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptoni kohën dhe se si kalon ajo për ju.

Kur ndiheni të mërzitur, në ankth apo të stresuar koha mund të duket sikur kalon më shpejt apo më ngadalë.

Këto ishin edhe përgjigjet e një studimi të publikuar sefundëmi nga Universiteti Xhon Mores në Liverpul, Britani e Madhe.

Sipas ekspertëve 604 persona morën pjesë në një pyetësor në lidhje me pandeminë dhe përjetimin e kohës brena shtëpive të tyre.

Ky studim u zhvillua nga data 7 Prill 2020 deri më 30 Prill 2020, ku pjesa më e madhe e globit ndodhej në karantinë.

Pas vëzhgimeve të dhënat treguan se 20% e pjesëmarrësve e përshkruan kohën e kaluar në karantinë si normale, 40% e përshkruan sensing e kohës të avashtë ndërsa 40% tjetër thanë se për ta koha fluturoi.

Sipas ekspertëve, ka disa arsye përse njërëzit e kanë përjetuar në mënyra kaq të ndryshme këtë ngjarje të cilat lidhen me moshën dhe gjendje të ndryshme mendore.

Si ndikohet truri?

Kryesisht personat mbi 65 vjeç me një jetë jo shumë aktive dhe me më pak mundësi për tu socializuar ishin ata që thanë në pyetësor se koha për ta kaloi më ngadalë.

Ndërsa për të rinjtë me karakteristika të kundërta nga ato që përmendëm në fillim, koha në karantinë kaloi më shpejt.

Duke qenë se në këtë periudhë sensi i kohës përgjithësisht u shua, Dr.Majkëll Shadlen nga Universiteti i Kolumbias në SHBA, thotë se truri ishte një nga organet e parë që u ndikua nga kjo gjendje.

Sipas tij njeriut i duhet koha në mënyrë që të llogarisë dhe të planifikojë lëvizjet e tij në të ardhmen.

Njërëzit përjetojnë në mënyrë të shpejtë atë që pëlqejnë më shumë dhe në mënyrë më të avashtë e të ngadalësuar një situatë të pakëndshme e stresuese.

Kjo lidhet shumë me shfaqejn e depresionit, të qenurit vetëm apo mungesës së aktiviteteve gjatë kësaj periudhe.

Si të ndiheni më mirë

Që ta kaloni sa më shpejt ndjenjës e humbjes së kohës ekspertët sugjerojnë të ndihqni disa rregulla të përditëshme.

Krijoni një strukturë

Nëse ndiheni sikur koha nuk po kalon si normalisht është mirë që të krijoni një strukturë veprimi.

Kjo rutinë duhet t’i ndjekë ditët tuaja për të krijuar një një lloj ritmi në përditëshmëri.

Socializohuni

Është e rëndësishme që në çdo periudhë, po sidomos gjatë kësaj pandemie të lidheni më shumë me miqtë tuaj.

Edhe nëse nuk mund të jeni afër fizikisht, provoni të shkruani, t’i merrni ata në telefon apo të flisni më shumë me pjestarët e familjes.

Merruni me diçka

Në mnëyrë që koha të kalojë më shpejt merruni me një punë ose aktivitet.

Kështu koha do të kalojë më shpejt dhe niveli i stresit në trup do të jetë më i ulët.

Kuptojeni më shumë veten

Gjatë kësaj periudhe ndjenjat e mërzisë, stresit dhe ankthit janë të pranishme më shumë se kurrë.

Prandaj kini parasysh që deri diku është normale që të ndiheni në këtë mënyrë, pasi truri juaj nuk është i përgatitur për një situatë të tillë.

Sidoqoftë nëse këto ndjenja zgjasin dhe ndikojnë shumë jetën tuaj të përditëshme, konsultohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org