Pse Të Shkoni Në Palestër Në Këtë Periudhë Nuk Është Një Ide E Mirë

317 0

Shpërthime të shumta të COVID-19 kanë qenë të lidhura me ambientet e fitnesit që në fillim të pandemisë.

Edhe me masat paraprake të sigurisë, stërvitja në ambiente të mbyllura në qendrat e fitnesit, mund të rrisë rrezikun e infektimit.

AgroWeb.org në këtë artikull, do t’ju njohë më tepër rreth arsyeve dhe këshillave që ekspertët e shëndetit japin, për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në formë të mirë fizike.

Klientët mund të mos e mbajnë maskën

Edhe pse mund të kërkohet përdorimi i maskës dhe të kontrollohet temperatura, klientëve u lejohet të heqin maskat e tyre gjatë stërvitjes.

Kjo sipas ekspertëve, nuk ka asnjë kuptim sepse përdorimi i maskave sidomos në ambiente të mbylluara është i domosdoshëm për parandalimin e virusit.

Në shumë studime të kryera është vënë re se përdorimi i maskave tek klientët që zhvilluan COVID-19 ishte më i rrallë, sesa tek ata që e vendosnin.

Frymëmarrja e rëndë shton përhapjen e virusit

Frymëmarrja e shpejtë dhe e qëndrueshme për periudha të zgjatura kohore, rrit rrezikun e përhapjes virale nga spërklat e vogla të frymëmarrjes.

Ato mund të qëndrojnë në një dhomë deri në 3 orë, veçanërisht në mjedise të ajrosura dobët.

Studiuesit duke hetuar shpërthimet e virusit në këto ambiente, kanë vënë re se as distanca fizike nuk ka qënë e mjaftueshme për të ndalur virusin.

Si të kufizohet përhapja e virusit në ambientet e fitnesit

Për të kufizuar përhapjen e virusit në ambientet e fitnesit, studiuesit theksojnë rëndësinë e mbajtjes së maskave, distancimin fizik dhe ventilimin e duhur.

Ata këshillojnë klientët dhe stafin, të mbajnë maska edhe kur ata mbajnë distancë nga njerëzit e tjerë dhe ushtrohen me intensitet të lartë.

Gjithashtu është e rëndësishme për klientët dhe stafin, të izololohen në shtëpi nëse zhvillojnë simptoma të COVID-19, rezultojnë pozitiv ose presin rezultatet e testit.

Gjeni mënyra alternative për të qëndruar aktiv

Në këtë periudhë të vështirë, krijimtaria është e rëndësishme për të gjetur mënyra alternative për të qëndruar aktiv.

Kjo veçanërisht për njerëzit që jetojnë në zona të mbipopulluara ose në lagje ku ambienti i jashtëm nuk është i sigurt për stërvitje.

Nëse keni akses në internet, ju mund të zbuloni një larmi videosh fitnesi në YouTube ose në faqe të tjera.

Dilni në natyrë

Edhe pse disa masa paraprake mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së virusit në ambientet e fitnesit, ushtrimet në natyrë mund të zvogëlojnë më tej rrezikun e transmetimit të virusit.

Ju gjithashtu mund të dilni për një shëtitje ose për një udhëtim me biçikletë. Kjo është një mënyrë për të mbajtur më shumë distancë nga njerëzit e tjerë.

Rrymat e erës gjithashtu ndihmojnë në shpërndarjen e spërklave të pështymës, duke zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Por edhe në këtë rast mbajtja e maskës dhe distancimi fizik, janë të këshillueshme për të zvogëluar më tej transmetimin./AgroWeb.org