Regjimi Ushqimor Vegan – A Shkakton Një Mangësi Të Lëndëve Ushqyese?

255 0

Të bëhesh vegan ka një mori përfitimesh, por nga ana tjetër një ndryshim kaq i madh, mund të ketë disa efekte të padëshiruara në trupin tuaj.

Ju mund të humbisni vitaminat dhe elementë të tjerë ushqyes, për të cilat trupi juaj ka nevojë që të funksionojë normalisht.

AgroWeb.org në bazë të të dhënave të mbledhura, ju njeh më poshtë me disa prej mineraleve dhe lëndëve ushqyese që shpesh mungojnë në regjimin vegan. Si mund t’i zëvendësoni ato dhe çfarë mund të bëni për të ruajtur shëndetin tuaj?

Hekuri

Hekuri gjendet kryesisht tek mishi i kuq, peshku, pula dhe vezët.

Por gjithashtu ai gjendet edhe tek fasulet, thjerrëzat dhe perimet me gjethe jeshile.

Hekuri që gjendet tek produket me bazë bimore është më i vështirë për t’u përthithur nga trupi juaj.

Prandaj nëse jeni vegan do t’iu duhet të konsumoni sasi më të mëdha të këtyrë produkteve, për të marrë sa më shumë hekur.

Vitamina B12

Vitamina B12 është thelbësore për të mbajtur trupin, qelizat dhe trurin tuaj të shëndetshëm.

Produktet shtazore përmbajnë në mënyrë të natyrshme sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.

Mungesa e B12 mund të shkaktojë dëmtime nervore dhe simptomat e mungesës së saj përfshijnë: lodhje, dobësi, kapsllëk, humbje e oreksit, humbje e peshës.

Jodi

Jodi është një lëndë ushqyese jetike që i duhet trupit tuaj për të kryer funksionin e tiroides.

Mungesa e jodit mund të jetë serioze, veçanërisht nëse jeni shtatzënë. Dhe mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e fetusit, dëmtim të funksioneve njohëse, ënjtje në qafë, probleme të kujtesës dhe të të nxënit, lodhje dhe dobësi.

Kalciumi

Pothuajse i gjithë kalciumi shkon për kockat dhe dhëmbët tuaj.

Vërveç qumështit dhe nënprodukteve të tij, ju mund ta gjeni atë tek lakra jeshile, brokoli dhe drithërat.

Mungesa e kalciumit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës. Kjo mund të çojë në fraktura, pasi i bën kockat tuaja më të brishta.

Vitamina D3

Vitamina D njihet më mirë si vitamina e diellit, që ju e thithni përmes lëkurës tuaj.

Kërpudhat janë të pasuara natyrshëm me vitaminë D, pasi ato njëjtë si ne e thithin atë nga dielli.

Kreatina

Kreatina është një substancë që gjendet tek muskujt tuaj dhe në sasi më të vogla në trurin tuaj.

Trupi juaj prodhon mjaftueshëm kreatinë, kështu që nuk duhet të shqetësoheni për mungesën e saj.

Vegjetarianët dhe veganët, në veçanti, mund të korrin përfitime nga përdorimi i kreatinës, duke përfshirë rritjen e performancës fizike dhe përmirësimin e funksionit të trurit dhe kujtesës.

Për fat të mirë, ka shumë ushqime vegane që mund t’iu ndihmojnë të përmbushni nevojat tuaja ditore për lëndë ushqyese.

Dhe gjithmonë mund të mbështeteni tek suplementet, nëse keni nevojë për të shtuar elemente të caktuar.

Nëse vendosni të ndiqni një regjim ushqimor me bazë bimore, mund të jetë e nevojshme të bëni teste të rregullta të gjakut.

Kjo do t’ju ndihmojë të gjurmoni ndonjë mangësi të mundshme të lëndëve ushqyese dhe të bëni ndryshimet e nevojshme.

Dhe nëse iu shfaqet ndonjë simptomë shqetësuese, bisedoni me një mjek./AgroWeb.org