Rëndësia e Kremrave Rigjenerues Organik në Largimin e Rrudhave – Si të Zgjidhni të Duhurin

529 0

Nëse do të pyesnit një mjek fare lehtë do ju thoshte se është më e lehtë ta parandalosh një problem sesa ta kurosh atë.

E me këtë këshillë duhet të nisë edhe rrugëtimi juaj për kujdesin e lëkurës.

Sekreti qëndron tek zgjedhjet e trajtimeve të duhura, filloni duke e mbajtur gjithnjë të hidratuar e të mbrojtur.

Shumë i rëndësishëm është kremi i përditshëm i fytyrës i cili mban peshën më të madhe të punës, sidomos në luftën kundër rrudhave.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju rendit të gjithë arsyet se përse ju duhet një krem i mirë rigjenerues e mbrojtës për fytyrën tuaj.

Vlerat e një kremi rigjenerues

Një krem i mirë duhet të jetë i pasur me vitamina, proteina dhe minerale të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo është një nga këshillat e para që japin mjekët dhe ekspertët e SKIN NOVIS me të cilët është konsultuar AgroWeb.org.

Jo vetëm kaq, por një krem i mirë ju mban të hidratuar e të mbrojtur dhe rigjeneron lëkurën nga një sërë faktorësh të jashtëm që ndikojnë fytyrën tuaj çdo ditë.

Këtu futet ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV, stresi, ndotja, drita e ekranit të telefonit apo kompjuterit, duhani e një sërë faktorësh të tjerë të njohur si përgjegjës për plakjen.

Nga rekomandimet më të reja të ekspertëve është REPARANDO, një krem i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës tërësisht organikë që ndihmon në eleminimin natyral të shenjave të moshës, duke lënë efekte afatgjata në lëkurë.

Largon shenjat e moshës, rrudhat, skuqjet, irritimet, aknet, zvogëlon poret dhe lufton mikrobet e këqija, me një formulë të testuar dhe aprovuar nga dermatologët.

Sipas testimeve REPARANDO, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës tuaj dhe zvogëlon linjat e fytyrës me aplikimet kohë pas kohe.

Më e rëndësishmja për këtë produkt është se ka efekt delikat e natyral në lëkurë dhe frymëzohet nga natyra.

Mund të përdoret në të gjithë fytyrën, madje edhe tek rrathët e zinj poshtë syve për të larguar ngjyrën e errët.

REPARANDO është një produkt tërësisht organik e delikat me lëkurën edhe për personat të cilët vuajnë nga sëmundje të lëkurës si dermatitis, ekzema apo psoriaza duke qenë se ka efekt zbutës dhe qetësues.

REPARANDO, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës tuaj dhe zvogëlon linjat e fytyrës me aplikimet kohë pas kohe. Foto: SKIN NOVIS

Efektet direkte në lëkurë me REPARANDO

Për efekte direkte në lëkurë dhe shëndet të plotë.

Nën këtë filozofi ndërtohet edhe formula natyrale e këtij kremi rigjenerues kundër rrudhave.

Sipas krijuesve të REPARANDO nga SKIN NOVIS, përdoruesit e këtij kremi kanë raportuar se lëkura e tyre ndihej më e fortë dhe më elastike ndaj faktorëve të jashtëm pas 2 javësh përdorim.

Përbëhet nga gjalpi i dhisë, gjalpi shea të cilët ofrojnë hidratim të thellë deri në 8 shtresat sipërfaqësore të lëkurës.

Lulja e kalendulës, një nga përbërësit kryesorë të këtij kremi,ofron qetësimin e plotë të çdo inflamacioni që mund të keni në fytyrë.

Po kështu vepron trumza, sherebela, bari pezmit dhe nënprodukte nga bletët.

Është i pasur me vitamina A, D, E dhe minerale të cilët ndihmojnë në largimin dhe parandalimin e rrudhave, hiperpigmentimin apo shenjave të diellit.

Të gjithë këta përbërës veprojnë duke tonifikuar në thellësi lëkurën dhe teksturën e saj duke e lënë më të butë e të shëndetshme.

I përshtatshëm për burrat dhe gratë dhe për të gjithë tipet e lëkurës, duke u kthyer kështu në një zgjidhje për të gjithë familjen.

Këshillohet ta aplikoni në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes apo ta përdorni edhe si bazë për tualetin.

Veprimi i tij mbi lëkurë është gradual dhe i butë me lëkurën që ndihmon në zbehjen graduale, por afatgjatë të çdo vijëzimi mbi portretin tuaj./AgroWeb.org