Ushqimet Që Rrisin Rrezikun Ndaj Sëmundjes Së Alzhaimerit

292 0

Ushqimi ndikon çdo organ në trupin tonë dhe padyshim edhe trurin.

E disa nga sëmundjet më të përhapura të viteve të fundit janë pikërisht ato që prekin trurin dhe kujtesën.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org,  do të flasim për një nga më të përhapurat e me siguri më të njohurat që prek kujtesën, sëmundja e Alzhaimerit.

Sipas ekspertëve ka një lidhje mes ushqimeve dhe shfaqjes së kësaj sëmundje që dëmton kujtesën dhe ka një sërë efektesh anësore negative në jetën e përditshme.

Evitoni më të dëmshmet për trurin dhe mbroni trurin tuaj nga ky rrezik.

Biskotat

Biskotat e paketuara e të mbushura me sheqer, shurup ëmbëlsues, vajra të hidrogjenizuar apo konservues të tjerë duhen evituar.

Ato gjithashtu mund të ndikojnë në tretjen e mirë gjë e cila streson edhe më tej trurin.

Kështu për të mbajtur larg Alzhaimerin, evitoni biskotat e gatshme.

Pijet dietike

Pijet e konsuveruara qofshin dietike ose jo janë të dëmshme për shëndetin e trurit.

Ato përmbajnë ëmbëlsues artificialë të cilët janë të dëmshëm për trurin ndaj është mirë t’i evitoni sa më shumë.

Pijet alkoolike

Kësaj liste nuk mund t’i mungonte alkolli, pasi është një nga armiqtë më të mëdhenj të trurit.

Alkooli dëmton trurin dhe ju bën më të rrezikuar ndaj sëmundjes së Alzhaimer.

Ndaj kujdesuni të konsumoni sa më pak alkool dhe likerët shumë të fortë mos i konsumoni aspak pasi dëmi është më i madh.

Makaronat

Njerëzit që konumojnë shumë brumëra janë më të rrezikuar të preken nga Alzhaimer.

Këto karbihidrate jo vetëm që mundojnë sistemin tuaj tretës, por edhe rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e kujtesës.

Drithërat e mëngjesit

Kokrrat e vogla të ëmbla apo të kripura që shoqërohen me qumësht në mëngjes mund të jenë gjithashtu një problem.

Ato shpesh janë të mbushura me ngjyrues, konservantë artificialë dhe shum sheqerta.

Të gjithë përbërës të dëmshëm për trurin ndaj mundouni t’i mbani sa më larg dietës tuaj./AgroWeb.org