Sa Mirë Bëjnë për Organizmin dhe Shëndetin Ushqimet e Fermentuara

486 0

Ushqimet e fermentuara dhe vlerat e tyre potenciale po bëjnë sërish bujë në mesin e lajmeve për ushqyerjen e shëndetshme.

Ushqimet e fermentuara përfshijnë kosin, kefirin, gjizën, lakrën turshi e të tjerë.

Prej kohësh jemi mësuar që këto ushqime i bëjnë mirë shëndetit dhe duhen konsumuar rregullisht.

Sa e vërtetë është kjo ?

Sistemi tretës është i mbushur me baktere të mira, prania e të cilave është thelbësore për mbarëvajtjen e organizmit.

Baktere të tilla të mira që ndryshe njihen si probiotikë, mundësojnë fermentimin e produkteve të lartpërmendura.

Pikërisht këto baktere konsiderohen si pika më e fortë e ushqimeve të fermentuara.

Fermentimi është një proces që krijon ushqyes që zakonisht nuk gjenden në variantin e pa fermentuar të këtyre ushqimeve.

Nga ana tjetër, bakteret i bëjnë ushqyesit në këto produkte lehtësisht më të tretshme nga organizmi.

E gjithë kjo gamë vlerash i bën ushqimet e fermentuar me një potencial shumë premtues.

Ushqimet e Fermentuara Ndihmojnë Kundër Disa Çrregullimeve Të Zorrëve

Të dhënat shkencore mbështesin idenë se disa probiotikë mund të vijnë në ndihmë të organizmit kundër diaresë së shkaktuar nga përdorimi i antibiotikëve.

Probiotikët vijnë në ndihmë edhe në rastet kur zorrët janë të irrituara nga inflamacioni dhe probleme të tjera me tretjen.

Vlera Të Tjera Premtuese Shëndetësore

Studimet shkencore mbi këtë çështje janë të vazhdueshme.

Ato janë të përqendruara kryesisht në mënyrën se si probiotikët ndikojnë fusha të tjera të shëndetit siç është mbipesha apo problemet me sistemin imunitar.

Sfida E Probiotikëve

Ushqimet e fermentuara arrijnë të plotësojnë jo vetëm sasinë e nevojshme por edhe llojin e baktereve të mira.

Disa ushqime të fermentuara ofrojnë doza të larta bakteresh ndërsa disa të tjera kanë nivele më të ulëta.

Gatimi i ushqimeve të tilla, por edhe paketimi, pasterizimi dhe filtrimi i shkatërron këto baktere të mira.

Këto ushqime mund të jenë të shëndetshme në ofrimin e disa vlerave që ushqime të tjera nuk i kanë.

Këta faktorë duhen marrë në konsideratë sa herë të përzgjidhni llojin e produktit të fermentuar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.