Sa Vakte Duhet të Hani në Ditë – Zbuloni të Vërtetën Interesante

1.5k 0

Mëngjesi, dreka dhe darka janë konsideruar gjithmonë vakte të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për ushqim të njeriut.

Kohët e fundit, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, janë të ndarë mbi sasinë optimale të vakteve ushqimore që një njeri duhet të konsumojë çdo ditë.

Sipas disa prej tyre, 5 deri në 6 vakte të vogla ushqimore në ditë mund ta ndihmojnë njeriun të parandalojë ngadalësimin e metabolizmit.

Sidoqoftë, rekomandimet shkencore mbi këtë çështje janë të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për rënien në peshë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për numrin e vakteve që ju duhen çdo ditë dhe për domethënien e çdo vakti në shëndet.

Ritmi i Metabolizmit

Ritmi i metabolizmit ka të bëjë me numrin e kalorive që trupi djeg gjatë ditës.

Teoria e disa ekspertëve thotë se ngrënia e vakteve të vogla por të shpeshta rrit ritmin e djegies së kalorive.

Kjo teori nuk  është gjithmonë e vërtetë.

Tretja e një ushqimi mund të rrisë lehtë ritmin e metabolizmit por kjo njihet si efekti termik i ushqimit.

Ngrënia e tre vakteve prej 800 kalorish secili shkakton të njëjtin efekt termik si ngrënia e 6 vakteve prej 400 kalorish.

Shumë studime kanë konfirmuar se ngrënia e vakteve të vogla apo të mëdha nuk ka ndikim në ritmin e metabolizmit apo sasinë e yndyrnave të djegura.

Konkluzioni është të hani sa më shëndetshëm dhe të mos e teproni me sasinë.

Ushqyerja e Shpeshtë Dhe Sheqeri Në Gjak

Ngrënia e vakteve të mëdha supozohet të shkaktojë luhatje të ndjeshme të sheqernave në gjak.

Disa studime kanë konfirmuar se ushqyerja në tre vakte e ngop njeriun më shumë se ngrënia e më shumë vakteve.

Kur vjen puna tek mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak, mëngjesi luan një rol kryesor.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se ngrënia e një mëngjesi të bollshëm dhe ulja e sasisë së ushqimit në pasdite apo mbrëmje, ul nivelin ditor të sheqerit në gjak.

Të Hash Apo Të Mos Hash Mëngjes

Falë vaktit të mëngjesit, trupi arrin të kontrollojë më shumë nivelin e sheqerit në gjak.

Rrjedhimisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të ushqehen mirë dhe shëndetshëm që në mëngjes.

Por mëngjesi është vakt i domosdoshëm për të gjithë.

A Është Anashkalimi i Vakteve Një Gjë E Mirë?

Studimet mbi anashkalimin e shumicës së vakteve gjatë ditës për një kohë të shkurtër, thonë se një gjë e tillë rrit metabolizmin.

Kësisoj, njeriu arrin të përmirësojë edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Konkluzioni

Deri më tani nuk janë konfirmuar vlera të mëdha shëndetësore si pasojë e ngrënies së shpeshtë.

Një gjë e tillë as nuk rrit numrin e kalorive të djegura, as ju ndihmon të humbisni në peshë.

Për sa përket sheqerit në gjak, ngrënia e më pak vakteve është më e shëndetshme.

Këshilla që AgroWeb.org mund t’ju japë është, mbi të gjitha, bëni zgjedhje të mençura e të shëndetshme.

Konsumoni sa më shumë perime, fruta dhe të gjelbra./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.