Shmangia e Produkteve të Mishit dhe Problemet me Kockat

509 0

Njerëzit të cilët nuk konsumojnë mish janë më të rrezikuar të thyejnë kockat.

Kjo gjë ndodh si rrjedhojë e mungesës së kalciumit dhe proteinave në dietën e tyre.

Studime, të cilave AgroWeb.org iu referohet kanë treguar se vegjetarianët kanë kocka më të dobëta se personat që konsumojnë mish.

Nga studimi EPIC-Oxford, i cili duke ndjekur shëndetin e rreth 65,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se nga viti 1993 deri në vitin 2010 veganët kishin thyer ijët dy herë më shumë sesa personat që konsumojnë mish.

Ndërsa vegjetarianët dhe individët që konsumojnë vetëm produkte deti kishin një rritje më të vogël të rrezikut.

Në përgjithësi shifrat për veganët mbeten relativisht të ulëta, por gjithsesi numrin më të lartë të frakturave në ije ende e mbajnë të moshuarit.

Kur regjimi ushqimor i pjesëmarrësve u analizua, u vu re se njerëzit që konsumonin mish kishin nivele më të larta të proteinave dhe kalciumit.

Ky mineral është një përbërës i rëndësishëm i kockave, ndërsa proteinat ndihmojnë në përthithjen e tij nga organizmi.

Pra veganët me shumë gjasa duhet të shtojnë në dietën e tyre ushqimet me kalcium, por duhet që të marrin edhe suplemente për të qenë plotësisht të shëndetshëm.

Burimet Më Të Mira Të Kalciumit

Produktet e Bulmetit

Qumështi, djathi dhe kosi janë të tejet të pasur me kalcium.

Një racion me secilin prej tyre plotëson 30% të dozës ditore të nevojshme të këtij minerali.

Barishtet

Barishtet e egra dhe kale janë disa nga barishtet më të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Ato janë shumë të pasura me kalcium.

Një racion me barishte të egra ofron 266mg ose çerekun e sasisë së nevojshme ditore të kalciumit.

Fasulet

Fasulet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave.

Një racion me fasule ofron 49% ose 485mg kalcium./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.