Shtohen Sëmundjet e Qarkullimit të Gjakut – Preken Edhe Moshat E Reja

1.1k 0

Një publikim i ditëve të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) ka treguar se në vitin 2018, sëmundjet e qarkullimit të gjakut ishin përgjegjës për mbi 53% të vdekjeve në vend.

Vitin e shkuar, 11,000 persona humbën jetën si pasojë e tyre.

Një nga aspektet më shqetësuese për ekspertët është fakti se sëmundjet e qarkullimit të gjakut po prekin së fundmi edhe moshat e reja.

Këto të fundit rrezikohen nga këto sëmundje jo vetëm si pasojë e faktorit genetik por edhe për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së keqe.

Moshat e reja 

E njëjta gjë po ndodh në mbarë globin ku grupmoshat nga 20-30 vjeç po preken gjithnjë e më shumë nga këto sëmundje apo ataku në zemër.

Më parë, njerëzit nën moshën 40 vjeç me probleme të zemrës kanë qenë të rrallë, gjë që tregon se njerëzimi po ecën në drejtimin e kundërt.

Ekspertët nuk janë fort të sigurt për këtë tendencë të sëmundjes por kanë disa ide.

Sipas tyre, përdorimi i substancave narkotike mes të rinjve por si pasojë e moskujdesit për shëndetin, të rinjtë po preken edhe nga tensioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe diabetit.

Këto të dyja janë faktorë të rëndësishmë në parandalimin ose nxitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në shumë raste të tjera, sëmundjet kardiovaskulare diagnostikohen në bazë të gjinisë.

Kur një mashkull shkon në spital me shtrëngim dhe dhimbje të kraharorit mjekët menjëherë dyshojnë që bëhet fjalë për atak në zemër.

E kundërta ndodh me një grua. Këto simptoma tek gratë mund të ngatërrohen me një shenjë ankthi ose refluks acidk.

Këshilla Praktike Si Të Përmirësoni Qarkullimin e Gjakut

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se speci i kuq pluhur përmban kapsaicinë, një substancë që rregullon nivelin e kolesterolit, pastron enët e gjakut dhe vetë atë.

Këtë erëz mund ta përdoni në disa gatime, supa dhe lëngje.

Një i tillë ka të bëjë me përzierjen e lëngut të tre limonëve, dy gotave me ujë, një luge gjelle me mjaltë dhe dy lugë çaji me spec  të kuq pluhur.

Lëngun futeni në frigorifer dhe servireni.

Pini një ose dy gota në javë.

Këshilla të tjera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut kanë të bëjnë me ushqyerjen e shëndetshme me fruta, perime, drithëra, yndyrna të shëndetshme.

Pini 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë, por mos e teproni nëse e shihni që fryheni.

Konsumoni ushqime të pasura me fibër që ulin kolesterolin, vitaminë C dhe E./AgroWeb.org