Shurupi i Manave – Përgatitja dhe Përdorimet për Shëndetin

898 0

Manat janë ndër frutat më të shëndetshme dhe të shijshme që ne provojmë një herë në vit.

Manat i gjejmë të zeza, të kuqe dhe të bardha.

Manat janë të suksesshme në mjekësinë popullore sepse janë shumë të pasura me antioksidantë, vitamina A, B dhe C.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org vlerat shëndetësore të manave si dhe mënyrën se si të përgatisni shurupin e tyre.

Si të Përgatisni Shurupin e Manave

Që të shmangni pirjen e lëngjeve të gazuara dhe jo të shëndetshme, AgroWeb.org ju rekomandon shurupin freskues të manave.

Kjo pije është shumë popullore jo vetëm për stinën e verës.

Për përgatitjen e shurupit do të duhen disa kilogramë mana të cilat shtrydhen mirë dhe lëngu i tyre kullohet.

Më pas lëngu i manave hidhet në tenxhere, ku përzihet dhe zihet deri sa të trashet në formën e mushtit.

Pasi proçesi i gjatë i zierjes përfundon, lëngu vendoset në kavanozë dhe ruhet për gjithë vitin.

Vlerat për Shëndetin 

Përmirësojnë Shëndetin Tretës

Manat janë ideale për të pastruar sistemin tretës dhe për të humbur në peshë.

Ato përmbajnë shumë fibër dietike e cila është e domosdoshme për tretjen.

Manat luftojnë konstipacionin, fryrjet dhe kontraktimet e stomakut.

Ulin Kolesterolin

Ngrënia e manave është një mënyrë shumë e mirë për të ulur kolesterolin e keq.

Kësisoj këto fruta parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Niveli i Sheqerit Në Gjak

Manat e bardha në veçanti janë shumë të mira për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit.

Disa substanca kimike tek manat e bardha janë të ngjashme me përbërësit e medikamenteve kundër diabetit të tipit dy.

Këto substance shpërbëjnë sheqerin në stomak dhe ngadalësojnë përthithjen e tij në gjak.

Qarkullimi i Gjakut

Manat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mbajnë nën kontroll tensionin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org antioksidantët përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut, pastrojnë mëlçinë dhe garantojnë një qarkullim pa pengesa të tij nga zemra deri në zonat e tjera të trupit.

Manat janë të pasura me hekur dhe nxisin prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Kundër Inflamacionit

Prania e antioksidantëve i bën manat një frut ideal kundër inflamacionit.

Ato përdoren si një alternativë natyrale kundër medikamenteve që përdoren për të kuruar sëmundjet inflamatore.

Kundër Plakjes

Manat e bëjnë lëkurën të duket e freskët dhe plot jetë.

Antioksidantët e pastrojnë lëkurën nga njollat dhe rrudhat.

Ato neutralizojnë radikalet e lira në lëkurë dhe e ushqejnë lëkurën me vitamina.

Rritja e Flokëve

Prania e antioksidantëve tek manat, i bën ato shumë të mira për shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre.

Kalçiumi, hekuri, vitamina C dhe B janë të rëndësishme për parandalimin e thinjave dhe ruajtjen e ngjyrës natyrale të flokut./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.