Si Po Ndikon Pandemia Në Gjumin Tuaj – Çfarë Duhet Të Dini

395 0

Një numër në rritje i njerëzve kanë raportuar shqetësime në lidhje me gjumin që në fillim të pandemisë COVID-19.

Të përmirësosh cilësinë e gjumit është e rëndësishme jo vetëm për parandalimin e COVID-19, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Por pse kaq shumë njerëz hasin vështirësi për të fjetur, për të punuar ose për të përballuar ditën e tyre normalisht?

Studimet shkencore, të cilave AgroWeb.org iu referohet, kanë konfirmuar lidhjen midis pagjumësisë dhe faktorëve të tjerë të rendituara më poshtë.

Stresi i vazhdueshëm

Stresi i vazhdueshëm, mund të ketë pasoja të qëndrueshme dhe viti i kaluar ka qenë tejet stresues.

Stresi si një nga shkaktarët kryesorë të pagjumësinë, aktivizon sistemin nervor autonom, duke çliruar hormonet e tilla si adrenalina dhe kortizoli.

Kjo bën që rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të rriten, duke e vendosur sistemin nervor në gjendje luftimi ose alarmi.

Kur ju humbisni gjumin si rezultat i stresit, ka më shumë të ngjarë të përjetoni vështirësi në procesimin e mendimeve dhe emocioneve, duke shkaktuar më tepër stres.

Ndryshimi i stilit të jetës për shkak të pandemisë

Njerëzve u është dashur të ndryshojnë totalisht rutinën e tyre të ditës. Duke mos pasur një kohë të caktuar për të qetësuar mendjen, trupi humbet aftësinë për të dalluar se kur duhet të jetë në gjumë ose zgjuar.

Për shembull, prindërit që kanë fëmijë në shtëpi gjatë ditës, mund ta kenë të pamundur të vendosin një regjim të qëndrueshëm gjumi.

Ata shpesh mund ta kenë gjetur veten duke u përpjekur të mbyllin punët deri në mbrëmje vonë.

Qëndrimi për orë të gjata përpara ekranit

Sidomos gjatë pandemisë, është vënë re se njerëzit po shpenzojnë akoma e më shumë kohë përpara ekraneve.

Studiuesit shpjegojnë se drita e ekraneve, sinjalizon trurin të ndalojnë prodhimin e melatoninës, hormoni që na ndihmon të flemë.

Kjo mund të jetë një nga gjërat më të këqija që mund të bëni nëse po kërkoni të bëni një gjumë të shëndetshëm.

Ndiheni të rraskapitur

Pas një periudhe të gjatë stresi dhe problemesh me gjumin, ju papritur mund të ndiheni të rraskapitur.

Mund të vini re se ju flihet gjatë gjithë kohës dhe mund të hasni vështirësi në kryerjen e detyrave tuaja.

Në fakt, mungesa e gjumit ndikon në trup në të njëjtën mënyrë si konsumi i alkoolit, thonë studiuesit.

Ata zbuluan se kalimi i 17 orëve pa gjumë, ishte i ngjashëm me efektet e alkoolit.

Nëse doni të ndërmerrni hapa për të përmirësuar gjumin, AgroWeb.org u sugjeron disa këshilla:

Është zbuluar se magnezi zvogëlon reagimin e stresit në trup dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Provoni të shtoni në dietën tuaj zarzavate me gjethe të errëta të pasura me magnez, arra, fara, shqeme, avokado ose çokollatë të errët.

Eleminoni alkoolin dhe kafeninën, sidomos gjatë orëve të pasdites.

Ndaloni së përdoruri pasijet elektronike të paktën 1 orë para gjumit.

Ndiqni një ritual relaksues para gjumit, p.sh. bëni një banjë të nxehtë, dëgjoni muzikë të lehtë ose lexoni./AgroWeb.org