Si Të Humbisni Peshë Duke Bërë Zgjedhje Të Thjeshta Dhe Të Shëndetshme?

401 0

Nëse dëshironi të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme, këtë mund ta arrini shumë më e lehtë sesa mendoni.

Gjithçka fillon duke bërë zgjedhjet e duhura! Prandaj për t’ju ​​ndihmuar, AgroWeb.org, ju njeh më poshtë me disa mënyra shumë të thjeshta, të cilat nuk përfshijnë dieta apo ushtrime.

Mos mbani dietë

Studimet në të cilat AgroWeb.org mbështetet, tregojnë se parashikuesi numër një i shtimit në peshë në të ardhmen është të nisni një dietë.

Kjo për shkak se ndërprerja e menjëhershme e kalorive ul forcën, masën e muskujve dhe dendësinë e kockave.

Por mos harroni që për të djegur dhjamin dhe për të parandaluar rikthimin e tij, ju nevojiten muskuj të fortë.

Mos e eleminoni plotësisht yndyrën

Një studim i kryer në evropë, gjurmoi 90,000 njerëz për disa vite. U zbulua se pjesëmarrësit që përpiqeshin të konsumonin vetëm ushqime me “yndyrë të ulët”, kishin të njëjtin rrezik për të qenë mbipeshë si ata që hanin çfarë të dëshironin.

Në vend të kësaj, këshillohet  të përqendroheni në konsumin e yndyrave të shëndetshme në çdo vakt.

Shijoni vaktin tuaj

Studiuesit raportojnë se ngrënia me ngadalë dhe shijimi i vaktit tuaj, mund të rrisë nivelet e hormoneve që ju bëjnë të ndiheni të ngopur.

Planifikoni vaktet tuaja

Është e rëndësishme të planifikoni paraprakisht se çfarë do të konsumoni gjatë ditës.

Kështu ju nuk do të frenoni vetën të konsumoni çfarë ju del përpara kur jeni të uritur.

Konsumoni më tepër proteina

Në studimet e fundit, njerëzit që konsumuan mjaftueshëm proteina, kishin dy herë më shumë gjasa të humbnin peshë dhe ta ruanin atë për më gjatë, sesa ata që nuk konsumonin proteina.

Tashmë dihet se proteinat ju mhajnë të ngopur për më gjatë.

Qëndroni aktiv

Edhe pse mund të mos keni nevojë për një plan zyrtar stërvitje në mënyrë që të humbisni peshë, ju duhet të gjeni kohë për të lëvizur.

Sepse të qenurit aktiv ndihmon në ruajtjen e peshës tuaj.

Shikoni më pak TV

Në një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, u vu re pjesëmarrësit që shihnin më pak TV gjatë ditës, afërsisht rreth dy orë, digjnin më tepër kalori sesa ata që shihnin TV mestarisht rreth 5 orë në ditë.

Duke mos lëvizur nga divani për orë të tëra, ju nuk digjni mjaftueshëm kalori.

Zëvendësoni orët që zgjidhni për të parë TV me një shëtitje, për të ndihhuar trupin të djegë më tepër kalori./AgroWeb.org