Si Të Mbroheni Nga Koronavirusi Kur Bëni Pazar?

226 0

Blerja e ushqimeve në kohën e pandemisë mbetet një detyrë që shkakton ankth, por është thelbësore.

Kjo çon në mënyrë të pashmangshme në një mori pyetjesh dhe shqetësimesh.

Si mund të bëni pazar në një dyqan ushqimor pa rrezikuar veten dhe të tjerët? A mund të sëmureni nëse dikush me virus kollitet afër produkteve që më pas ju i merrni? A duhet të ndërmerrni hapa shtesë për të pastruar paketimin e ushqimeve? Si të siguroheni që nuk po e sillni virusin në shtëpi?

Lajmi i mirë është se për të qëndruar të sigurt mjafton të ndiqni të njëjtat udhëzime që janë thënë e dëgjuar pa pushim: ruani distancimin fizik, lani duart sa më shpesh dhe mos prekni fytyrën.

Megjithatë AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve ju njeh me disa mënyra se si të qëndroni i sigurt kur bëni pazar.

Si të mbrohesh nga koronavirusi kur bëni pazar?

Ekspertët shpesh na kanë bërë të ditur që COVID-19, përhapet përmes stërklave të pështymës, nga kontakti me dikë të infektuar.

“Çelësi është të shmangësh turmat,” thotë Erin DiCaprio, një specialist  i cili studion viruset që transmetohen nga ushqimi, në Universitetin e Kalifornisë.

Këtu janë disa këshilla që ekspertët thonë se mund të ulin rrezikun e infektimit:

Planikfikoni se çfarë produktesh ju nevojiten, në mënyrë që të mos shkoni shpesh herë në market.

Zgjidhni markete që kanë hapsirë të mjaftueshme për të ruajtur distancimin shoqëror.

Merrni me vete peceta me solucion dezinfektues për të pastruar dorezat e karrocave dhe të shportave.

Mbani pastruesin e duarve me vete sa herë që nuk keni mundësi të përdorni ujin dhe sapunin.

Mos prekni asgjë të panevojshme dhe pasi të keni përfunduar së bleri dezinfektoni duart.

Pastroni kartën e kreditit pasi të keni paguar.

Hidhni qeset ose lani çantat që përdorni për të bërë pazar.

A është vërtetë e nevojshme të pastroni paketimin e produkteve?

Sipas ekspertëve ende nuk ka asnjë provë që vërteton transmetimin e COVID-19 nëpërmjet ushqimit ose paketimeve të ushqimeve.

Mund të jetë e mundur që një person të infektohet kur prek një sipërfaqe ose objekt që ka virusin dhe më pas prek gojën, hundën ose sytë.  Por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

DiCaprio thotë se për shkak të mbijetesës së dobët të koronavirusëve në sipërfaqe, ka shumë të ngjarë që rreziku i përhapjes nga produktet ushqimore ose paketimet të jetë shumë i ulët.

Edhe pse pastrami i të gjitha produkteve të paketuara mund të vrasë virusin dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë shiprtërisht, ekspertët nuk mendojnë se është e nevojshme.

Në vend të kësaj lani duart sa më shpesh para dhe pas prekjes së këtyrë produkteve. Gjithashtu pastroni vazhdimisht sipërfaqet si dorezat e dyerëve dhe dritareve por edhe çelësat e dritave.