Stresi është ulur këmbëkryq në jetët tona dhe shpesh perceptohet si një reagim normal, por nëse është i vazhdueshëm ai mund të jetë i tmerrshëm.

Ndikimi i tij në organizëm është njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, stresi është epidemia shëndetësore e shekullit të 21-të.

Tre kategoritë e stresit janë:

Fizik- që shkaktohet nga një traumë, lëndim, aksident apo rrëzim;

Kimik – ku përfshihet gripi, infeksioni bakterial, toksikimi nga alkoli dhe nivelet jo të qëndrueshme të sheqerit në gjak;

Emocional – ku përfshihet frika, presioni financiar, tragjeditë familjare e të tjera si këto.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kur trupi përjeton stres, pavarësisht kategorisë, atëherë ai aktivizon mekanizmin ” lufto ose mbathja” i cili ka një ndikim të fortë e shterues për të gjithë organet.

Problemet Me Stresin Afatgjatë

Ekspertët e AgroWeb.org paralajmërojnë se 90% e sëmundjeve të ditëve të sotme nxiten nga mënyra e të tjetuarit dhe stresi.

Hormonet e këtij të fundit e shuajnë sistemin imunitar dhe na bëjnë shumë të brishtë e na lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve, infeksioneve, madje edhe kancerit.

Në vija të holla: organizmi prodhon qeliza kancerogjene çdo ditë. Një imunitet i shëndetshëm i lufton ato me zell. Por, nëse organizmi përjeton çdo ditë stres, atëherë imuniteti bëhet aq i dobët sa nuk i lufton dot këto qeliza me sukses.

Ndikimi i Stresit Emocional Në Organe:

Frika dëmton sistemin riprodhues dhe veshkat.

Frustrimi dëmton mëlçinë,

Mërzia, trishtimi dhe depresioni dëmtojnë zorrën e trashë, mushkëritë dhe imunitetin.

Ankthi dëmton zemrën dhe zorrën e hollë.

Bimët Mjekësore që Shërojnë Ankthin dhe Stresin

Kamomili

Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës.

Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.

Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda

Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati

Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i Bletës

Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes.

Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë.

Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.

Studimet që janë kryer tek njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zbuluar se çajrat ose suplementët e barit të bletës përmirësojnë humorin, ulin ankthin dhe rrisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.

Valeriana

Valeriana është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit.

Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë./AgroWeb.org