Ushqimet e Pasura me Fosfor – Pse Ju Duhen Patjetër Për Forcimin e Kockave

1.6k 0

Fosfori është një mineral thelbësor të cilin organizmi e përdor për kockat, energjinë dhe qelizat.

Doza e rekomanduar ditore për të rriturit është 700 mg, megjithatë nevoja për këtë mineral tek adoleshentët dhe gratë shtatzëna rritet.

Megjithatë nëse e teproni, fosfori mund të jetë i dëmshëm, sidomos për njerëzit e prekur nga sëmundjet e veshkave.

Fosfori gjendet tek shumë ushqime, disa prej të cilave do t’i gjeni të renditura në këtë artikull të AgroWeb.org

Mishi i Pulës dhe Gjelit të Detit

Një sasi prej 140 gramë mish i pjekur pule apo gjeli ofron 300 mg fosfor që plotëson më shumë se 40 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Këto produkte janë gjithashtu të pasura me proteina, vitaminë B dhe selenium.

Frutat e detit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, të gjitha frutat e detit janë një burim i pasur fosfori.

Një racion prej 85 gramësh ofron 70 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fosforit.

Peshq të tjerë si salmoni, sardelet dhe skumbria janë burime të pasura edhe të acideve yndyrore omega-3.

Produktet e Bulmetit

Kosi, gjiza e produkte të tjera të bulmetit janë burime të pasura të fosforit, por ato duhet të jenë pa yndyrë.

Një gotë me qumësht të skremuar ofron 35 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fosforit.

Arrorët

Arrat janë burimi më i pasur i fosforit.

Një sasi prej 67 gramësh ofron 2/3 e dozës së rekomanduar ditore të fosforit.

Shqemet, bajamet, farat e pishës dhe fistikët janë gjithashtu të pasur me fosfor.

Drithërat e Plota

Gruri, tërshëra dhe orizi janë burimet më të pasura të fosforit në mesin e drithërave të plota.

Një sasi prej 200 gramë grurë i plotë dhe i gatuar ofron 290 mg fosfor.

E njëjta sasi tërshërë dhe orizi ofron 180 mg dhe 162 mg fosfor respektivisht.

Fasulet dhe Thjerrëzat

Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e sëmundjeve kronike.

Një sasi prej 200 gramë thjerrëzash të ziera ofron 51 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fosforit.

Një racion me fasule ofron të paktën 250 mg fosfor./AgroWeb.org