Familjet e Forta Janë Jetësore Për Shoqëri të Shëndetshme

759 0

AgroWeb.org po zgjedh t’ju urojë një ditë të mbarë me disa shprehje të shkëlqyera mbi familjen.

Patjetër që do të gjeni një a më shumë të preferuara për ju. Ditë të mbarë dhe sa më të mirë.

Shkëmbi i vetëm që unë di që nuk thyhet asnjëherë, i vetmi institucion që unë di se funksionon, është Familja.

Lee Iacocca 

Nuk mund ta zgjidhni familjen tuaj. Ata janë dhurata e Perëndisë për ju, ashtu si ju jeni për ta.

Desmond Tutu 

Nëse një vend arrin të zhdukë korrupsionin dhe krijon një popull me mendje të pastër, me të vërtetë ndjej se ka vetëm tre anëtarë të rëndësishëm të shoqërisë që mund të bëjnë çdo lloj ndryshimi. Ata janë babai, nëna dhe mësuesi.

A. P. J. Abdul Kalam 

Dashuria e familjes dhe admirimi i miqve janë shumë më të rëndësishme se pasuria dhe çdo privilegj tjetër që mund të arrish në botë.

Charles Kuralt 

Unë gjithmonë besoj se të moçmit e familjes dhe fisit janë arsyeja më madhore për suksesin e gjithkujt.

R. Madhavan 

Familja është një dhuratë e veçantë që duhet të vlerësohet dhe çmuar, madje edhe kur ju duket sikur po ju çmendin. Edhe pse ju nervozojnë, ju ndërpresin, ju shajnë, përpiqen t’ju kontrollojnë, mos harroni asnjëherë se ata janë njerëzit që ju njohin më mirën dhe që ju duan pa interes.

Jenna Morasca 

Për ne, familja do të thotë të përqafojmë fort njëri-tjetrin dhe të rrimë ashtu gjatë bashkë.

Barbara Bush 

Familjet e forta janë jetësore për shoqëri të shëndetshme.

Gary Herbert

Lidhja e vërtetë që lidh çdo familjen të shëndetshme, nuk është lidhja e gjakut, por ajo e respektit dhe gëzimit për jetët e njëri-tjetrit.

Richard Bach 

Familja dhe miqësia janë dy nga përbërësit më të mëdhenj të lumturisë.

John C. Maxwell 

Kur e kuptojmë lidhjen midis asaj se si jetojmë dhe sa kohë jetojmë, është më e lehtë të bëjmë zgjedhjen e duhur. Në vend që ta shohim kohën që kalojmë me familjen si luks, duhet ta dimë se familja është përcaktuesi më i fuqishëm timirëqenies dhe mbijetesës sonë.

Dean Ornish

Nëse i pëlqeni thëniet e mësipërme dhe ndani të njëjtin mendim me AgroWeb, atëherë shpërndajeni postimin tek të afërmit tuaj si shenjë vlerësimi për ta./AgroWeb.org