Ushqimet Me Proteinë Që Ndalojnë Plakjen e Organizmit

691 0

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me proteinë janë më të fortë, kanë muskuj më të shëndetshëm dhe imunitet më të fortë.

Proteina është shumë e rëndësishme për organizmin sepse garanton mbarëvajtjen e shumë sistemeve të trupit por edhe një plakje më të shëndetshme.

Sasia e rekomanduar ditore e proteinës për një mashkull që nuk kryen aktivitet fizik është 56 gramë në ditë.

Për gratë dhe vajzat që kanë një jetë jo aktive, kjo sasi është 46 gramë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e ushqimeve të pasura me proteinë që mund t’i konsumoni mes vakteve dhe gjatë tyre.

Bajamet

Bajamet janë plot shije por edhe të pasur me ushqyes.

Një sasi prej 30 gramë bajame ofron 6 gramë proteinë, 3.5 gramë fibër dhe 14 gramë yndyrna të shëndetshme.

Këto ushqyes do ju mbajnë të ngopur dhe do të ruajnë peshën tuaj trupore.

Kosi i Shtëpisë

Njerëzit që duan t’i përmbahen aktivitetit të tyre fizik pavarësisht moshës, duhet të përqendrojnë energjitë e tyre tek ruajtja e shëndetit të kockave.

Një filxhan kos ofron 22 gramë proteinë dhe 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore për kalçium.

Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.

Vezët e Ziera

Një vezë e zier shumë ofron 6 gramë proteinë.

Veza ofron edhe kolinë, një ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Peshku Ton

Një racion me peshk ton që serviret në kanaçe ofron 11 gramë proteinë dhe vetëm 50 kalori.

Ky racion ofron gjithashtu 20 përqind të dozës së nevojshme ditore për fosfor.

Fosfori bashkëpunon me proteinën për të ruajtur masën muskulare tek të rriturit gjatë çdo moshe.

Ushqime Të Tjera Të Pasura Me Proteinë

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se njeriu mund të ketë vakte të pasura me proteinë, sepse ushqimet që përmbajnë atë janë të larmishme.

Për shembull, fasulet dhe legumet në përgjithësi janë ndjeshëm të pasura me proteinë.

Djathi dhe qumështi si dhe mishi pa dhjamë i shpendëve dhe shtazëve janë burime të konsiderueshme të proteinës./AgroWeb.org